Politike
Ylli Manjani thirrje Ramës: Respekto Greqinë urgjentisht, ndryshe do biesh nga pushteti
Ylli Manjani thotë se çështja Beleri do përdoret si kazus nga Bashkimi Evropian se diçka nuk shkon me Shqipërinë në sistemin e drejtësisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Kjo, sipas tij pas BE funksionin me standarde jo me ato që i cilësoi përralla ballkanike.
“Nëse Shqipëria do të jetë si Eevropa duhen respektuar ato kushte si gjithë Evropa. S’ka nevojë që të na e thotë Greqia që sistemi i të drejtës ka kolapsur, që kushtetuta ka rënë në koshin e plehrave.
Pse çuditet me Greqinë, ne na ka vënë Gjermania 9 kushte. Se kështu funksionon në BE, ndaj është e bukur Evropa se të imponon standard sjelljeje dhe jo përrallka ballkanike, kam mik këtë, kam mik ambasadorin amerikan. Bie urgjent nga pushteti!
S’jam dakord me Ramën që ka vetëm fjalë dhe s’bën asnjë punë për Shqipërinë evropiane. Rasti i Belerit do përdoret si kazus nga BE për të treguar se Shqipëria nuk është aty ku duhet të jetë me respektimin e të drejtave të njeriut”, tha Manjani, që pak javë më parë shkoi dhe në Himarë të protestonte krah grekëve për lirimin e Belerit.