Bota
Zaporizhzhia, shkëputet një nga reaktorët
Centrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhzhia, i kontrolluar nga Rusia, shkëputi një nga reaktorët e tij pasi regjistroi disa sulme në zonat përreth.
Termocentrali bërthamor, më i madhi në Evropë dhe i treti në botë për nga energjia, javën e kaluar pësoi një shkëputje të përkohshme nga rrjeti për arsye të paqarta ende.
Ngjarja ndodh teksa një grup ekspertësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike po viziton centralin, pasi ka arritur një marrëveshje me qeverinë e Moskës, e cila e ka pushtuar atë që më 4 mars.
“Ne kemi një mision shumë të rëndësishëm për të përfunduar – tha Rafael Grossi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike – siç e dini, ne do të fillojmë menjëherë një vlerësim të sigurisë në termocentral’
Dhe ndërsa Rusia akuzon Ukrainën për përpjekjen për të “marrë kontrollin” e termocentralit bërthamor, personeli ukrainas në termocentral përpiqet të kufizojë dëmtimin në infrastrukturë.