Connect with us

Bota

Zarfi me plumb/ Pesë muaj pas atentatit, kërcënohet sërish kryeministri sllovak Robert Fico

Vetëm 5 muaj pas sulmit që për pak i kushtoi jetën, duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore për javë të tëra, kryeministri sllovak Robert Fico ka marrë një zarf me një plumb.

“Mund të konfirmojnë se zarfi përmbante një plumb, ai është dërguar në adresën e kryeministrit të Sllovakisë”, thuhet në deklaratën e zyrës së tij.

Personi që qëlloi kryeministrin sllovak 5 muaj më parë, 71-vjeçari Juraj Cintula, pas atentatit u shpreh se nuk ishte dakord me politikat e qeverisë aktuale. Ai është aktualisht në paraburgim dhe rrezikun të dënohet nga 25 vite burg në burgim të përjetshëm.

 

 

Advertisement