Kronike
Zbardhet vrasja në Kamëz, 70-vjeçari ekzekuton një person dhe plagos një tjetër (EMRAT)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Laknas. Si pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Mësohet se Maliq Marku ka vrarë Shefqet Hasën dhe ka plagosur Besim Keçën.
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.
Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.