Connect with us

Politike

Zbardhja e vrasjes së Nikulajt, Çuçi: Puna vijon me intensitet

Teksa policia e shtetit ende nuk ka vënë në pranga asnjë person për vrasjen e Ardian Nikulajt, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi përgëzoi policinë për punën e bërë. Pas konferencës së Drejtorit të Policisë së Shtetit, Çuçi tha se ata kanë treguar profesionalizëm dhe vendosmëri për të çuar përpara drejtësisë autorët e identifikuar dhe për të mësuar plotësisht organizimin dhe financimin e atij ekzekutimi kriminal.

Deklarata e plotë:

Përgëzime Policisë së Shtetit për punën e shkëlqyer për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Shëngjin. profesionalizëm dhe vendosmëri për të çuar përpara drejtësisë autorët e identifikuar dhe për të mësuar plotësisht organizimin dhe financimin e atij ekzekutimi kriminal. Ndërkohë vijon puna me intensitet të lartë edhe për zbardhjen e ngjarjeve të rënda të kohëve të fundit, për të cilat rezultatet nuk do të vonojnë. #MePolicinëeShtetit

Advertisement