Politike
“Zbaton si mercenare urdhrat e Ramës”, Berisha: Gjyqtarja Maneku-Gjoka turp i drejtësisë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur sot para mbështësve të tij ka folur në lidhje me vjedhjet në vend. Gjatë fjalës së tij Berisha çdo ditë po dëgjohen lajme për vjedhje. Ai më tej shtoi se Edi Rama me reformën e tij në drejtësi ka krijuar mburojën më të tmerrshme gjyqësore, prokuroriale të vjedhjeve të tij monstruoze.
Në lidhje me këtë temë Berisha i ka bërë thirrje gjyqtares Gjoka-Maneku ku e pyet nësë është përzënë nga ndonjë vend për aktivitete llumi ndërsa shton se ajo është turp i drejtësisë.
Fjala e plotë:
Ju e shihni vetë se ç’bëhet. Çdo ditë lajme që kanë në themel vjedhjen. Po pse shemben rrugët? Rrugët shemben se vidhen paratë dhe hidhet jo materiali që duhet, por bukë peshku. Po pse ndryshohen trajektoret e rrugëve? Ndryshohen që vjedhja të bëhet tërkuzë. Po pse ndahen rrugët në dhjetëra e dhjetëra lote? Që të mund të vidhet dhjetëra e dhjetëra herë. Të gjitha këto janë realiteti më i hidhur që vrasin çdo ditë gjendjen ekonomike të shqiptarëve, varfërojnë, mjerojnë ata.
Të dashur miq, Edi Rama me reformën e tij në drejtësi ka krijuar mburojën më të tmerrshme gjyqësore, prokuroriale të vjedhjeve të tij monstruoze dhe qeverisë së tij. Nuk ka asnjë proces ndaj asnjë personi që nuk përcaktohet nga Edi Rama. Karakteri i kësaj drejtësie sot është më kriminali që ka ekzistuar që nga mesi i diktaturës. Çdo vendim shkruhet në zyrat e Edi Ramës dhe dërgohet në Skap apo në gjykatë. Ndërkohë, Skapi dhe gjykata janë të mbushur me anëtarë, me grupe të strukturuara kriminale, me llum njerëzor, ua them unë ju këtu.
Meqë jam këtu para jush, në emër tuaj dhe për ju, do i çoj një mesazh asaj gjykatëses Gjoka-Maneku, Maneku-Gjoka. Mesazhi im është ky: edhe njëherë, je përzënë nga ndonjë vend për aktivitete llumi? Thuaju shqiptarëve. Turp të kesh! Turp të kesh të them. Turp të kesh. E marrë peng nga Edi Rama dhe zbaton si mercenare urdhrat e tij. Je turp i drejtësisë, turp i Shqipërisë.