Kronike
‘Zbërthehet’ Skerdi Tase: Çapjat ofronin 200 mijë euro për “kokën” e dhëndrit të Qazim Sejdinit

Skerdi Tase, i penduari i tretë i drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”, ka dëshmuar këtë të martë para Gjykatës së Posaçme.
Gjatë dëshmisë së tij, Skerdi Tase ka rrëfyer për disa atentate dhe vrasje të bujshme në Elbasan dhe jo vetëm.
Ai ka thënë edhe se grupi i Çapjave në vitin 2020 ofronin 200 mijë euro për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit. Qazim Sejdini. Tase deklaroi se këtë gjë e kishte dëgjuar nga Nuredin Dumani.
Pjesë nga diskutimi:
Skerdi Tasi: Henriku më ka treguar që i ka bërë 2 herë atentat Filip Gjeloshit, për të dyja rastet ka dështuar. Personi i njohur Ton, kishte patur përplasje me Henrikun pasi i kishte kërkuar ta paguante. Toni kunati i Artan Kilës. Për atentatin e Mashës, Henriku më tha që i është kërkuar nga Nuredini dhe Nuredinit i është kërkuar nga dikush tjetër, nga Sandri sakati. Pas kësaj tenatative nuk jam fshehur, nuk kam ndejtur i fshehur ndonjëherë derisa jam arrestuar. Kishim informacion për Oti Kilën, e ruajtëm por nuk gjetëm ndonjë rast të vepronim. Për ta ndjekur nuk mernim armë me vete. Henriku ishte urdhëruar nga Nuredini për vrasjen e Oti Kilës në Elbasan kundrejt pagesës 60 mijë euro. Ne ruanim Dine Çanin, Lulzim Mashën dhe Oti Hilën dhe kë të mundnim të parin. Dine Çanin e kemi ruajtur për ti bërë atentat edhe me snajpër. Shkuam me Nuredinin në Bathore për të marrë makinën BMË për të kryer atentatin, por s’më njoftuan për ta kryer, vetëm e pashë në TV që ishin arrestuar. Vetëm në atentatin e Ramazanit kam marrë 25 mijë euro. Te vrasja e Lulzim Mashës kam përdorur armën Scorpions që ma kishte dhënë Sandër Baho. Lum Frroku dhe Mir Boçi ishin shokët tanë që rrinin në Shëngjin. Vendosëm të iknim në Valbonë ku ishin ata, unë, Henriku dhe një djalë tjetër. Kur shkuam në Tropojë, Henriku ishte i shqetësuar, ai më tha që ishte kryer atentat dhe kishte kontrolle nga policia. Vëllain e Henrikut e njoh, Mehi. Ka patur dijeni në aktivitetet e të vëllait, për Goriçin, Beharin.
Av. Aldo Shkëmbi: Dhëndrin e kryetarit të Bashkisë Elbasan e njihni?
Skerdi Tasi: E kam dëgjuar nga Nuredini, në 2020, u diskutua që Çapjat ishin gati të jepnin 200 mijë euro për dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin. U la si pas dore në fillim, pastaj ky person u arrestua. Porositësi i Beharit në atentatin e parë premtou 50-60 mijë euro dhe te i dyti 80 mijë euro.
Av. Aldo Shkëmbi: Për çfarë periudhe është folur për Sanxhaktarin?
Skerdi Tasi: Në maj 2020, Nuredini kishte marrë urdhër, për vrasjen, unë u pyeta nëse doja të merrja pjesë. Nuredini më tha që Çapjat kanë vënë në dispozicion 200 mijë euro për dhëndrin e Sejdinit. Unë thashë jam dakord të marr pjesë në këtë punë. Nuk kishim arritur deri në detajet për të vendosur rolin në atentat. Nuk ka qenë vetëm bisedë, është marrë përsipër si punë. Bledar Muça ishte shok i ngushtë i Çapjave. Henriku nuk kishte kontakt me Çapjat.

