Connect with us

Rajon

Zbulimi i FRIKSHEM i ‘Nova’ për Vuçiçin/ Artikulli trondit Beogradin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, ka reaguar i zemëruar pas një shkrimi të botuar në të përditshmen “Nova” në të cilin flitet për marrëdhëniet e tij me homologun rus, Vladimir Putin ku edhe jepen detajet e takimit me Aleksandër Grushka.

Sipas pretendimit të Vuçicit, është nje “gënjeshtër e zakonshme” se ai ka tentuar të kontaktojë me Putinin pork y I fundit nuk I ka ngritur telefonin, pasi siç tha ai, mund të flasë gjithmonë me të dhe se presidenti i Rusisë mund ta kontaktojë kur të dojë.

Megjithatë, ai nuk shpjegoi se si municionet serbe përfundojnë në frontin e Ukrainës, pavarësisht pretendimeve se Serbia nuk bën tregti me palët ndërluftuese.

Mirëpo, detajet e takimit me Aleksandar Grushkon dhe biseda për municionet serbe në frontin ukrainas nuk e “goditën” aq liderin e progresistëve, se sa informacionet qe ai kishte tentuar pa sukses të kontaktonte me Vladimir Putin.

Per akuzat u deklarua edhe Ministria e Punëve të Jashtme, e cila e cilësoi shkrimin e gazetës si “përpjekje për të krijuar përçarje” dhe “rrezikim të interesave shtetërore”, e më pas, reagimeve iu bashkua edhe kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabic, e cila pretendoi se, pas gjithçkaje qëndronte synimi për të sulmuar Presidentin serb.

“Ndoshta unë jam i çmendur, i sëmurë, djall, psikopat apo majmun, por ata qe akuzojnë janë gënjeshtarë dhe kjo është e vërtetuar. Madje as që më lëndon fare ajo qe ata thonë” – pati deklaruar presidenti serb ne conference per media.

Nëse gjithçka është zhvilluar vërtet në mënyrën më të mirë, lind pyetja pse e gjithë makineria e regjimit e drejtuar nga presidenti Vucic u hodh në sulm dhe akuza?

Sipas Borko Stefanoviç, nënkryetar i Partisë Liri dhe Drejtësi, është shumë e rëndësishme që Vuçic t’u tregojë votuesve të tij nëse është politikan pro-rus dhe pse ai po i dërgon një mesazh të tillë opinionit publik.

“Në një masë të konsiderueshme, neo-radikalët janë të njëjtë radikalë si dikur. Ata ëndërrojnë ëndrra gjeopolitike që nuk do të realizohen dhe bëjnë gjithçka për të qëndruar në pushtet. Vucic ka nje luftë të brendshme si çdo i konvertuar. Ai nuk mund të shpëtojë nga vetja dhe lufton vazhdimisht me veten. Është problem shumë më i madh për të, që të gjitha këto t’ia shpjegojë Perëndimit, i cili do të insistojë gjithnjë e më shumë në tema si sundimi i ligjit, zgjedhjet demokratike dhe liritë në Serbi, gjë që nuk është në përputhje me atë që dëshiron Lindja. Thjesht, Serbia nuk mund të mbrohet në këtë moment nëse njëkohësisht përpiqet të jetë ‘nuse në dy dasma’” – deklaroi Stefanoviç.

Nga ana tjeter, Petar Boshkovic, ish-shefi i Drejtorisë për Marrëdhënie me Publikun i Forcave të Armatosura të Serbisë, beson se frika nga reagimi i opinionit publik është arsyeja kryesore pse ka reaguar Vuçic.

“Elektorati i tij tani e ka kuptuar se ai po gënjen kur përhap histori se rusët dhe ukrainasit janë kombe vëllazërore, se ata nuk e njohën Kosovën dhe prandaj ne nuk u eksportojmë municione. Tani ka dalë çdo gjë sheshit që tregon po eksportojmë tek të dyja që të luftojnë kunder njëri-tjetrit” – deklaroi Boshkovic  duke shtuar se një vend neutral dhe një president i ulur në “dy ose tre karrige” nuk duhet t’ia lejojnë vetes ta bëjnë këtë.

“Në fillim Vucic tha se ne nuk eksportojmë fare armë, por kur erdhi një paralajmërim nga Moska, nga Dimitri Peskov, e ktheu pllakën duke thënë se askush nuk mund t’i prishë marrëdhëniet e tyre. Ai ka frikë, jo vetëm nga Rusia, por edhe nga opinioni i tij publik, i cili e kupton se çfarë ai po bën” – theksoi Boshkovic.

Presidentit te Serbisë shpesh i pëlqen të thotë se është politikani që është takuar më shumë me Vladimir Putin në historinë e re të Serbisë, saktësisht 17 herë.

Advertisement