Connect with us

Kosova

Zbulohet plani Vuçiç-Putin/ Bozoviç: Veriu të sundohet nga kriminelët dhe terroristët  tyre

“Vuçiç dhe Putin, përmes Andrija Mandiç, po vendosin eksploziv plastik në themelet e shoqërisë demokratike dhe civile të Malit të Zi. Qëllimi është të ndalojmë Podgoricën në rrugën e saj drejt BE-së” – tha Balsha Bozovic, drejtor ekzekutiv i Akademisë Rajonale për Zhvillimin e Demokracisë, në një intervistë për Portalin ‘Analitika’.

Siç shton ai, kjo i jep Putinit një shans për të hapur një zonë tjetër krize dhe për të larguar vëmendjen nga fusha e betejës në Ukrainë, dhe Vuçiç, thotë ai, ka nevojë për këtë destabilizimin për të normalizuar narrativën anti-evropiane në Mal të Zi, siç bëri në Serbi por edhe për ta bërë Malin e Zi dhe veriun e Kosovës të sunduar nga kriminelët dhe terroristët e tij.

Sipas Bozovic, Vuçiç po krijon probleme për të qenë pjesë e zgjidhjes, njësoj si Sllobodan Milloshevici në vitet 1990, të cilin edhe Andrija Mandic, kreu i ri i Parlamentit në Malin e Zi, e ka dashur.

“Pra, mendoj se është e pashmangshme që për shkak të interesave të Putinit dhe Vuçiqit, të kemi konflikte të reja edhe në Mal të Zi. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Vuçic nuk heq dorë” – theksoi Bozhoviç.

Advertisement