Politike
Zbulohet vendimi i plotë/ Bardhi nuk bëri kallëzim, ja pse SPAK nuk nisi hetim për Olsi Ramën
SPAK ka vendosur të mos marrë në shqyrtim kallëzimin penal të vëllait të kryeministrit Olsi Rama ndaj kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi.
Në vendimin e plote thuhet se kallëzimi i Ramës ndaj Bardhit është pushuar për shkak se Gazment Bardhi nuk bëri kallëzim në prokurori për implikimin e vëllait të kreut të qeverisë në laboratorin e Xibrakës.
“…Gazment Bardhi nuk ka depozituar kallëzim penal në prokurori apo në policinë gjyqsore për shtetasin Olsi Rama. zPërderisa nuk provohet se i kallëzuari e ka kryer faktin që është kallëzuar, atëherë nuk provohet as faji, pasi nuk provohet si element intelektual as edhe ai voluntiv që të ekzistojë faji si element thelbësor i përgjegjësisë penale”, thuhet në vendimin e SPAK.