Connect with us

Kronike

Zelensky: Duhet t’i japim fund luftës, por pa kompromise

Në sallë ishte edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u lidh me videokonferencë me Samitin e G20 që po zhvillohet në Bali.

Mesazhi itij ishte se Ukraina nuk ka ndërmend të marrë në konsideratë asnjë kompromis të bazuar në sakrifica në aspektin e ndërgjegjes, sovranitetit, territorit apo pavarësisë.

“Ne nuk do t’i japim Rusisë mundësinë të presë, të rigrupohet dhe më pas të lëshojë një valë të re terrori dhe destabilizimi global – tha Zelensky – jam i sigurt se duhet dhe mund t’i japim fund kësaj lufte shkatërruese”

Për paqen, Zelensky bëri një sërë kërkesash: ndër to, tërheqja e plotë e trupave ruse; rivendosja e integritetit territorial dhe drejtësisë së Ukrainës; energji dhe siguri ushqimore; lirimin e të gjithë të burgosurve dhe qytetarëve të dëbuar ukrainas.

Putin nuk është i pranishëm në G20. Në krye të delegacionit të Moskës është ministri Sergei Lavrov, i cili do të qëndrojë në Bali vetëm sa për të marrë pjesë në disa takime dypalëshe.

Advertisement