Politike
Zelensky pas takimit me Ramën: Folëm për prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta
Presidenti ukrainas ka reaguar në një postim në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin Edi Rama. Zelensky shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë, ndërsa shkruan se nuk do e harrojë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve.
Zelensky thotë se në takimin në kryeministri bashkë me Ramën kanë folur për prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta.
Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial.
Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan.
Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta. I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve”, shkruan Zelensky.