Bota
Zelensky takim me Putinin? Të mërkurën raundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë dhe..

Të mërkurën, Rusia dhe Ukraina do të ulen në tryezën e bisedimeve të paqes që do të mbahen sërish në Stamboll, ndonëse dy raundet e para në maj dhe qershor nuk mundën ta ndalonin luftën.Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, sqaroi se Kievi do të përfaqësohet në këto negociata nga shefi i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov.Ndërkohë, një zyrtar i lartë ukrainas, duke folur në kushte anonimiteti, i tha AFP-së më parë se bisedimet e Stambollit ndoshta do të përqendrohen në shkëmbime të mëtejshme të të burgosurve dhe një takim të mundshëm midis Zelensky-t dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.Shpresat, megjithatë, i zbehu deklarata e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili u tha gazetarëve: “Nuk kemi asnjë arsye të shpresojmë për ndonjë përparim të mrekullueshëm.”Në luftë që prej pushtimit të plotë nga Rusia në shkurt të vitit 2022, palët rivale janë takuar në Stamboll më 16 maj dhe 2 qershor, ndërsa Uashingtoni ka rritur presionin për një marrëveshje, por deri tani nuk është arritur asnjë përparim.Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë Moskës një afat 50-ditor për të arritur një marrëveshje paqeje me Kievin, në të kundërt, do të përballet me sanksione.Rusia ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga katër rajone, përveç Krimesë, të cilën e aneksoi në vitin 2014. Kremlini gjithashtu këmbëngul që Ukraina të braktisë çdo ide për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s. Ukraina i ka hedhur poshtë këto kërkesa dhe ka shprehur dyshime se Rusia dëshiron vërtet një armëpushim.

