Bota
Zelensky thotë se ka diskutuar për garancitë e sigurisë me shefin e NATO-s

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ka biseduar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për rëndësinë e garancive të sigurisë për Kievin në çdo diskutim për një zgjidhje të luftës kundër Rusisë, që ka nisur më 2022.
Zelensky shkoi në X se ai dhe Rutte kanë analizuar kontaktet me partnerët e Ukrainës dhe “koordinimin e hapave tanë të ardhshëm”.
“Ne nuk mund ta lejojmë që [presidenti rus, Vladimir] Putin ta mashtrojë dikë sërish”, shkroi Zelensky.
“Para çdo negociate të mundshme, të gjithë partnerët duhet ta kuptojnë qartë se garancitë e forta të sigurisë janë prioritet për një paqe të qëndrueshme”.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të martën u takuan në Riad dhe u pajtuan për t’i adresuar faktorët “acarues” në raportet mes dy shteteve dhe thanë se kanë nisur punën drejt dhënies fund të luftës në Ukrainë.

