Politike
Zgjedhjet ishin njësoj sikur të hidhje votën në sifonin e halesë, per nje thes miell apo per 50 mijë lekë

Nga Myslim Murrizi
Meqenese kisha kohe po i hidhja nje sy pothuajse te gjitha votave preferenciale neper njesi te ndryshme administrative te Qarkut Tirane
Po mar si shembull njesin Shëngjergj meqe eshte pas malit te Dajtit dhe kufizon me Burrelin
Nga 350 vota qe ka mare PD si force politike ne kete njesi,ajo qe me beri pershtypje eshte vota preferenciale me sens “ politik” dhe “veresi” e kanditateve te listes se hapur si pasoj e “bindjeve” per individet qe duan ti perfaqesojne
Per kater kanditatet e pare me te votuar ne liste nga 171 votues demokrat nuk mund te them asgje sepse mendoj qe jane njerez publik politik dhe njerez qe mund te kene lidhje miqesore apo njohje me votues te Shengjergjit
Por per te tjeret qe kane mare gjithsej 112 vota duke filluar nga 18-20 vota deri ne 1 vote, po kane qene ndonjeher ne Shengjergj dhe po ka ndonje nga votuesit e Shengjergjit qe i njeh si fytyre, apo i ka takuar ndonjeher ne jeten e tij si njerez se si kandidat jo e jo, te me varesh mua mu ne mes te Shëngjergjit.
Dhe pastaj themi ore pse fiton Rama mandatin e kater!
Poooo ore poooo meqe nuk flisni drejt se keni frike se prishni “ marredheniet” me popullin!
Duhet thene troç qe sa kohë ne si popull votojme qorrazi per 5 lekë te qelbura, e meritojme te qeverisemi nga qelbesirat politik qe na blejne 3 dite para votimeve njelloj si gjẽ e gjalle ne pazarin e Rrogozhines
Te votosh njerez qe nuk jua ke pare kurre fytyren, nuk ja ke degjuar kurre zerin, nuk i ke dhene kurre doren, nuk ke asnje lidhje miqesore, shoqerore, gjaku apo krushqie nuk i di se çfarë jane, nga vijne, ku punojne e çfare perfaqesojne si njerez, eshte njelloj si ta hedhesh voten ne sifon te hales per nje thes miell apo per 50 mijë lekë te vjetra
Tani me jepni leksion e me beni moral duke me komentuar se nuk eshte e vertete kjo duke me sajuar artifica per te justifikuar votimin me stomak te nje pjese jo te vogel te shqiptareve.
Jam i gatshem t’jua paguaj autobusin me te gjithë kanidatet qe kam rrethuar me rreth te kuq e ti sjell ne mes te Shëngjergjit duke lajmeruar te gjithë votuesit e kesaj njesie e t’i pyesni nje per nje se kush eshte kandidati qe kane votuar dhe po e njohten ose po e mbajten mend une do “varem” ne mes te Shëngjergjit.
Pothuajse njelloj jane edhe jo pak njesi te tjera si Vora, Preza etj se mos duket sikur po ju bej gjyqin Shengjergjit.

