Politike
Zgjedhjet/ KQZ miraton zyrtarisht fitues Veliajn dhe Sakon
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur ditën e sotme për të miratuar rezultatet e zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka miratuar rezultatin final për bashkinë e Tiranës dhe atë të Durrësit, ku respektivisht u shpallën fitues Erion Veliaj dhe Emiriana Sako.
Rezultati përfundimtar përfshin votat e marra në total për kryetarin e bashkisë në çdo qytet si edhe votat e grumbulluara për Këshillin Bashkiak.