Politike
Zgjedhjet/ Vangjeli: Të gjithë janë fitues, humbës është vetëm Berisha
Analisti Lorenc Vangjeli ka sjellë një panoramë paksa ndryshe nga ajo që evidentuam nga zgjedhjet e 14 majit.
Duke analizuar reagimin e parë të Ramës pas rezultateve për kryetar bashkie, për analistin Rama ëhstë në dijeni se fituesit e vërtetë në zgjedhje në fakt janë shumë herë më pak nga çfarë u pa nga ngjyrimet “mavi” të hartës.
“Nëse do kishte fituar me një ton më tepër do ishte një fitore triumfaliste. Rama e ka kuptuar se ka vetëm 5 fitues, është ai vetë, Spiropali, Veliaj (por që në Tiranë nuk ishte garë por Erioni është faktor i rëndësishëm në politikë, Gjinkuri (i dha fitore të pastër dhe të pa ndotur) është edhe trinomi Sako, Çela dhe Vangjush Dako.
Dy faktorë të tjerë që u evidentuan si fitues në këto zgjedhje është Tom Doshi që është kudo në terren dhe Agron Duka i cili pas 4 palë zgjedhjesh që ai s’kishte konkurruar, u dëshmua partia më e madhe.
Më bëri përshtypje ky fakt. Një lëvizje personale por e mençur e Dukës ka arritur një rezultat impresionues me rreth 45 mijë votash. Kjo do të thotë që lëvizja e individit, ka një rëndësi të posaçme. Dhe alibia më vodhën… Nëse do të kishte mundësi për të vjedhur, do vidheshin të Dukës.