Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen u shpreh se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një politikë shumë e madhe për unionin. Sipas saj ky ka qenë mesazhi kryesor,  që prej fillimit të mandati të saj në këtë post.

Gjatë konferencës për mediat në Bruksel, Von der Leyen u shpreh se nga zgjerimi përfitojnë edhe vendet që anëtarësohen, por edhe vetë Bashkimi Evropian.

“Zgjerimi është një politikë shumë e madhe për Bashkimin Evropian dhe ky është një mesazhi im kryesor që në fillim të mandatit tim. Të plotësojmë unionin tonë, është horizont natyral i Bashkimit Evropian. E dimë që gjeografia, historia dhe vlerat bazike detyrojnë ne, që të bashkojmë Bashkimin Evropian. Ka një logjike politike, ekonomike dhe gjeopolitike. Kemi parë raundet e kaluara të zgjerimit. Kemi parë benefite për vendet dhe BE. Pra, të gjithë fitojmë. Mund ta shohim për vendet e reja anëtare. Ka akses për liri, për tregun, e gjithë kjo është një levë e fuqishme për të rritur stabilitetin brenda këtyre vendeve. Por për BE, avantazhet janë të qarta dhe impresionuese.

Zgjerimi sjell ekonomi për bizneset, rrit konkurrencën dhe forcën e tregut tonë. Historia jonë e zgjerimit ka qenë një histori suksesi e paprecedentë. Zgjerimi është një investim në sigurinë tonë, i jep mburojë vendeve të tjera për të hyrë në to dhe stabilizon vendet tona. BE më e fortë, na jep një zë më të fortë në botë”, theksoi ajo.