Politike
Zgjidhet kreu i SPAK/ Reagon ambasadorja e BE-së
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann ka komentuar zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme. Me anë të një postimi në Twitter, Hohmann shkruan se efektiviteti i SPAK është thelbësor në suksesin e Reforës në Drejtësi. Po ashtu ajo ka shprehur vlerësim për punën e bërë nga Arben Kraja ne këto tre vite në krye të SPAK.
Postimi i Plotë:
Mirëpres zgjedhjen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zotit Altin Dumani si Kryetar i ri i SPAK. Urime! Shpreh vlerësimin tim të lartë për z. Arben Kraja për punën e bërë gjatë tre viteve të fundit. Një SPAK efektiv është thelbësor për suksesin e reformës në drejtësi.
Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke zëvendësuar Arben Krajën në këtë post. Dumani mori pesë vota nga procesi i votimit që u zhvillua në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP). Kandidati tjetër, Edvin Kondili mori 4 vota, ndërsa Adnan Xholi mori vetëm një votë.