Politike
Zheji: Mungesa e Berishës do krijojë nevojën e një ekuilibri të ri në opozitë
Analisti Artur Zheji ka deklaruar në emisionin “Real Story” se mungesa Sali Berishës do krijojë nevojën e një ekuilibri të ri në opozitë, ndërsa Edi Rama do detyrohet të mos bëjë sikur opozita nuk ekziston. Sipas Zhejit, kjo lojë përfundon me këtë gjë. “Mendoj që mungesa e Berishës do të krijojë një gjë shumë të mirë, do krijojë nevojën e një ekulilibri të ri politikë në krahun e opozitës. Nga ana tjetër Rama do të detyrohet të mos bëjë sikur opozita nuk ekziston. Unë mendoj që kjo lojë përfundon me këtë gjë”, tha ai