Connect with us

Aktualitet

Zjarr masivin pyjor në Novosej të Kukësit, autoritetet kufizojnë përhapjen e flakëve

 Një tjetër vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme, kësaj here në masivin pyjor me meshtekna në Novosej të Kukësit. Bëhet me dije se ndikuar nga thatësira dhe era në këtë zonë, zjarri u përhap me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Ndërkohë, në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet zjarrfikëse të bashkisë Kukës, punonjës të shërbimit pyjor, ato të administratës të zonave të mbrojtura dhe banorë të zonës.

Mësohet se ndërhyrja në kohë bëri të mundur kufizimin e përhapjes së flakëve, ndërsa në terren vatra e zjarrit është izoluar dhe po punohet për shuarjen plotë të saj.

Advertisement