Connect with us

Politike

Zjarret në vend/ Balla: Kushdo që përfshihet në zjarrvënie do dënohet

Ministri i Brendshëm Taulant Balla nga Lushnja ka deklaruar sot se kushdo që do të përfshihet në zjarrvënie do të ketë dënim ekzemplar.

Ministri Balla është shprehur se zjarrvënia është një vepër e rëndë penale si dhe ka theksuar se policia tashmë ka identifikuar, ndaluar dhe shpallur në kërkim një numër të konsiderueshëm personash të përfshirë në zjarrvënie.

“Gjithkush që përfshihet në zjarrvënie duhet të kuptojë që kjo është një vepër e rëndë penale. Në shumë zona policia ka identifikuar, ndaluar dhe shpallur në kërkim një numër të konsiderueshëm personash të përfshirë në zjarrvënie dhe të gjitha rastet janë referuar në Prokurori. Thirrja ime është që çdokush duhet të kuptojë që ne do të jemi shumë të ashpër për këdo që do të përfshihet në zjarrvënie dhe dënimet do të jenë ekzemplare”, tha Balla.

Advertisement