Connect with us

Aktualitet

Zjarri në spitalin e Shkodrës, flet një nga pacientët: Në dhomë ishim duke marrë serum

Reparti i kirurgjisë në spitalin rajonal të Shkodrës është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por është dashur zhvendosja e pacientëve.

Shërbimi zjarrëfikës ka ndërhyrë menjëherë, duke vënë nën kontroll zjarrin. Përfshihet nga flakët reparti i kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, ndërhyjnë zjarrfikësit Për këtë rast flet edhe një nga pacientët.

”Brenda në dhomë ka ra zjarri. Frikë kishte se na nxorrën përjashta, ra alarmi. Na ra si bombë. Te dhoma ishim vetëm dy veta, ishim duke marr serumin. Kemi dal direkt jashta”, tha nje nga pacientet.

Advertisement