Connect with us

Shkrime

Zohran Mamdani, politikani i ri që po sfidon rregullat e politikës amerikane

Zohran Mamdani është një politikan i ri progresist, me origjinë indiane-ugandiane, i rritur dhe jetuar në New York.

Mamdani u bë i njohur si deputet i Asamblesë së Shtetit të New York-ut që përfaqëson Astoria-n (Queens).

Ai është pjesë e krahut progresist amerikan dhe njihet për qëndrime të forta sociale, të majta dhe shpesh kundër establishmentit politik tradicional.

Po si arriti te fitojë vendin e kryebashkiakut

Disa nga pikat e tij te forta ishin:

Fushatë “derë më derë” dhe organizim i fortë në komunitet

Nuk u mbështet tek reklamat e mëdha politike, por tek vullnetarët, takimet me njerëz në rrugë, lagje dhe biznese të vogla dhe krijoi kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Mamdani u fokusua në temat reale të qytetarëve:

qiratë shumë të larta në New York, transporti publik, emigracioni dhe politikat për familjet punëtore

Mesazhi i tij ishte: “Politika duhet t’i shërbejë njerëzve të zakonshëm, jo korporatave.”

Kujtojme se Astoria ka shumë emigrantë, studentë dhe punëtorë të rinj.

Dhe Zohrani foli gjuhën e tyre, trajtoi problemet qe ata kishin dhe fitoi besimin e tyre.

Ai gjithashtu u bë një nga zërat më të fortë pro-Palestinë në SHBA, gjë që i dha mbështetje të madhe nga komunitetet arabe, muslimane dhe nga të rinjtë aktivistë. Kjo e dalloi nga politikanët që shmangin tema të “ndezura”.

I lindur nga një familje indiane-ugandiane, ai përfaqëson rrugët e Astoria-s në Queens – një zonë e larmishme, me emigrantë, studentë dhe punëtorë të zakonshëm.

Në vend të billboard-eve dhe reklamave milionëshe, ai doli derë më derë, duke folur me njerëzit aty ku janë: në shkallë pallatesh, në dyqane të vogla, në rrugë.

Fushata e tij ishte e thjeshtë: qira më të ulëta, transport publik më i mirë dhe më shumë mbështetje për familjet punëtore.

Por ajo që e dalloi më shumë ishte zëri i tij për Palestinën – një qëndrim i fortë, i qartë, në një politikë që shpesh hesht.

Kjo e bëri Mamdani një simbol të brezit të ri të politikës amerikane.

Një politikë që nuk frikësohet të flasë.

Një politikë që vjen nga baza, dhe kthehet tek baza.

Advertisement