Connect with us

Sport

ZYRTARE/ U largua nga Interi, mbrojtësi firmos me Monzën

Danilo D’Ambrosio është lojtar i Monzës. Lajmi është dhënë nga klubi i Serie A, me një postim në rrjetet sociale.

D’Ambrosio ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024. “Mirësevjen D’Ambrosio” – shkruan klubi. Monza synon që të bëjë një sezon pozitiv, ku kërkon të rënditet në 10 vendet e para të kampionatit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, merkato nuk do të përfundojë me kaq për ekipin nga Brianza, pasi priten edhe të reja të tjera të rëndësishme.

Advertisement