Sport
ZYRTARE! U largua nga Kukësi por jo nga Shqipëria, mbrojtësi prezantohet te Flamurtari
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/06/maxresdefault.jpg)
Antonio Ilieski u largua nga Kukësi, ku ditën e sotme u njoftua nga klubi verilindor për ndërprerjen e bashkëpunimit. Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut nuk ka humbur kohë dhe është prezantuar te skuadra e re.
26-vjeçari ka firmosur me Flamurtarin dhe është prezantuar pak më parë me fanellën kuqezi. Mbrojtësi ka firmosur kontratën e re dhe vetë klubi i Flamurtarit e ka zyrtarizuar transferimin e ri në merkato.
Në këtë mënyrë, Emiljano Çela përforcon mbrojtjen me një lojtar që e njeh mirë, pasi sezonin e shkuar e ka pasur si kundërshtar 4 herë. Si duket, Çelës i kanë pëlqyer cilësitë e mbrojtësit, duke e afruar në skuadër.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)