Përfshirja e SHBA-së në sulmet izraelite do të shkaktonte “ferr për të gjithë rajonin”, është shprehur zëvendësministri i jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh.
Në një intervistë për BBC ai tha se kjo “nuk është luftë e Amerikës.
“Nëse Presidenti i SHBA-së Donald Trump përfshihet, ai do të mbahet mend gjithmonë si “një president që hyri në një luftë ku nuk i përket. Përfshirja e SHBA-së do të bënte që agresioni të vijojë dhe do të vononte fundin e “mizorive brutale”.
Deklarata e tij erdhi pasi spitali Soroka në Izraelin jugor u godit gjatë një sulmi me raketa iraniane, ku mbetën të plagosur disa persona. Mediat shtetërore iraniane raportuan se sulmi kishte në shënjestër një vendndodhje ushtarake pranë spitalit, dhe jo vetë objektin.
Ndërkohë, ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër vendndodhjet bërthamore të Iranit.
Duke folur për BBC-në, Khatibzadeh këmbënguli se “sigurisht, diplomacia është opsioni i parë”, por tha se, ndërsa bombardimet vazhdojnë “nuk mund të fillojmë asnjë negociatë”.
Ai i quajti vazhdimisht sulmet e Iranit ndaj Izraelit “vetëmbrojtje sipas Nenit 51 të Kartës së OKB-së” dhe tha “ne ishim në mes të diplomacisë” kur nisi një përshkallëzim i madh të konfliktit më 13 qershor pasi Izraeli nisi sulme ndaj centraleve bërthamore iraniane, duke vrarë disa gjeneralë të lartë dhe shkencëtarë bërthamorë.