Connect with us

Lifestyle

“100 mijë euroshi” i produksionit Big Brother është Iliri, videot që nuk u transmetuan për audiencën

Që nga 5 tetori figura të njohura të ekranit kanë nisur aventurën e tyre në Big Brother VIP Albania për të fituar çmimin prej 100 mijë eurove.

Balerinë, aktorë, këngëtarë janë personazhet që po tregojnë karakteret e tyre brenda shtëpisë më të famashme në Shqipëri..

Mirëpo, edhe pse është publiku ai që vendos për fatin e tyre, edhe produksioni duket se po luan rolin kryesor, duke favorizuar lojtarët, saktësisht balerinin shqiptar, Ilir Shaqiri.

Në asnjë spektakël, qoftë të marteve apo të premteve, produksioni gjithmonë është siguruar që të mos nxjerri asnjëherë anën negative të Ilirit, debatet e ofendimet skandaloze që ai ka bërë.

Një nga rastet e tilla ka qenë debati për Kosovën e Shqipërinë, ku Ilir Shqiri i drejtohet Dj Dagz-it duke i thënë se nuk është shqiptar, por kosovar, derisa Dagz insiston duke thënë se është shqiptar.

Mirëpo, pavarësisht se kjo video ekziston dhe tanimë është bërë virale në rrjete sociale, produksioni ka zgjedhur që këtë debat të mos e japë asnjëherë në spektakël.

Por, nuk mbaron me kaq

Javën e kaluar gjithashtu pati një debat mes Ilirit dhe Monikës, ku balerini e ofendon rëndë aktoren. Derisa po flisnin në dhomën e gjumit, Iliri i thotë Monikës të bëjnë treshe së bashku me lopën që ndodhej në oborrin e shtëpisë ( prova javore me fermën), por kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Monikës e cila u shpreh se një gjë të tillë mund ta bëjë ai me gruan e tij.

Por, pavarësisht kësaj, edhe ky moment nuk u dha asnjëherë në spektakël.

Duke mos mjaftuar këto, një moment tjetër aspak i këndshëm e që është bërë viral në rrjete sociale ka qenë kur Iliri dy javë më parë, pikërisht në natën e spektaklit, e prekë Arjola Demirajn në të pasme.

Derisa po e komplimentonte për dukjen e saj, në një moment ai e prekë nga mbrapa dhe reagimi i Arjolës në këtë rast është zero, duke e kaluar kështu me “shaka” edhe këtë moment.

Derisa për pjesën tjetër të banorëve, diçka e vogël e gabueshme bëhet temë diskutimi në spektakël, një gjë e tillë nuk po ndodh asnjëherë me Ilirin.

Këtu kemi dhe rastin me debatin me banoren me të përfolur të momentit, moderatoren Einxhel Shkira, e cila në një bisedë me disa nga banorët, kishte cituar fjalët e Ilirit, kur ai pati treguar për tradhtinë që i kishte bërë bashkëshortes së tij.

Në spektakël ai shpërtheu në ofendime ndaj Einxhel Shkirës, duke e quajtur ordinere dhe e ulët, duke e kryqëzuar kështu moderatoren dhe jo atë për veprimin që kishte bërë.

Theksojmë se Ilir Shaqiri, vite më parë, në 2016, shpalli fituese Lori Hoxhen, pronaren e Top Channel, “në Dancing With The Stars”, kur i gjithë publiku ishte një zëri të fitonte këngëtarja nga Kosova, Flaka Krelani, e që për shumë njerëz kjo pjesë nuk është harruar dhe po e komentojnë si kthim “borgji” ndaj balerinit.

Lifestyle

Pasojat e gjumit të pakët dhe atij të tepërt

Për sportistët cilësorë, një gjumë i mjaftueshëm renditet ndër faktorët më të rëndësishëm për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Por edhe për njerëzit normalë, mosfjetja mund të sjellë pasoja të rënda. E njëjta gjë ndodh edhe kur e tejkaloni me gjumin.

Gjumi i rregullt dhe i thellë për procesin mësimor të trurit njerëzor është një element i tepër i rëndësishëm.

“Gjumi është për njeriun si zembereku për orën“, thoshte dikur filozofi i famshëm gjerman, Arthur Schopenhauer. Kush fle jo mjaftueshëm redukton energjinë e vet dhe rendimentin për një kohë të gjatë.

Mungesa e gjumit shkakton deformim të përqendrimit, sjell një gjendje të keqe humori dhe në terma afatgjatë, mund të sjellë madje edhe një rrezik të shtuar për kancerin.

Në kundërshtim me mendimin që ka mbizotëruar prej kohësh, gjumi është shumë më tepër sesa thjesht një fenomen pasiv, pra jo i rëndësishëm.

Gjumi është një proces shumë intensiv

Gjatë gjumit, shumë organe dhe biosisteme, të cilat gjatë ditës punojnë “me kohë të plotë”, rigjenerohen dhe rivendosin ritmin në përgjithësi. Në gjumë, sistemi imunitar aktivizohet, luftohen infeksione dhe shkaktarët e sëmundjeve bien në letargji. Dhe jo më pak përgjatë gjumit përpunohen edhe eksperiencat e ditës së mëparshme, ruhen informacionet dhe kujtimet përforcohen.

Pasojat një gjumi të mangët

Në kuadër të procesit biologjik të gjumit, bëhet e kuptueshme, se përse mungesa e gjumit mund të sjellë pasoja kaq të rënda për gjendjen tonë fizike e mendore. Mungesa e gjumit, së pari çon në humbjen e shpejtësisë së mendimit, e më pas në një pakësim apo reduktim të përqendrimit. Në fund vijnë edhe boshllëqet ose mungesat në mendime e kujtesë, pasuar me dobësi fizike.

Mungesa e gjumit të sëmurë

Vetëm me këto dijeni bazike na bëhet më se e qartë se përse mungesa e gjumit na shkakton ulje të aftësisë për rigjenerim fizik e mendor dhe se përse ne rrezikohemi seriozisht të sëmuremi. Mungesa e gjumit ndikon në sistemin tonë imunitar dhe kësisoj sjell me vete një rrezik të shtuar për sëmundjet që lidhen me të ftohurën e gripin, kjo merret me mend. Pak më komplekse megjithatë duket se është puna kur flasim për lindjen e një rreziku të shtuar për sëmundjet që lidhen me qarkullimin e gjakut në zemër, – ndryshimin e mineraleve- dhe ato psikike. Në studime të ndryshme është zbuluar se në rastet e mungesës së gjumit, përkeqësohet ndryshimi i karbohidrateve, rritet niveli i sheqerit në gjak, si dhe humbet balancën edhe prodhimi i tiroideve – të gjitha këto, mesazherë klasikë të afrimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Sa orë gjumë na nevojiten?

Nëse deri më tani u panë efektet e mungesës së gjumit, çfarë mund të thoshim për të kundërtën? Studime të ndryshme kanë treguar se për të bërë një jetë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, një njeriu i duhen 4-10 orë gjumë, në varësi të faktorëve gjenetikë. Kjo kohë për të rriturit është 6-8 orë. Nga ana tjetër, ka studime që pohojnë se 8 orë gjumë nuk janë të domosdoshme, por 6, 5 ose 4 orë gjumë mund të jenë të mjaftueshme. Sidoqoftë, si “vijë e kuqe” konsiderohet tetorëshi.

Gjumi i tepërt, si ai i mangëti

Ata që flenë më shumë ose më pak se mesatarja, herët a vonë do të përballen paradoksalisht me probleme shëndetësore krahasuar me ata që flenë mjaftueshëm dhe në mënyrë të rregullt. Në një studim të gjatë kohor, u morën në observim më shumë se 71 000 gra gjatë 10 viteve dhe u vërejtën dy pika të rëndësishme. E para, gjumi i tepërt rriste rrezikun për sëmundje të zemrës; e dyta, ata që flinin shumë përballeshin me të njëjtat probleme shëndetësore si ata që flinin pak. Gjumi i tepërt mund të shkaktojë obezitet, diabet, rritje të presionit të gjakut, ulje të vëllimit muskulor, dobësim të sistemit imunitar dhe depresion.

Continue Reading

Lifestyle

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pavarësisht zhvillimit të rrjeteve sociale, rreth 50% e të rriturve kanë vështirësi në gjetjen e një partneri. Shumë prej jush mbase nuk e dinë akoma arsyen pse nuk keni dikë në krah

Ne do t’ju vijmë në ndihmë me disa arsye të cilat ju pengojnë të krijoni marrëdhënie të gjata dhe harmonike.

Ju e idealizoni një marrëdhënie

Të gjithë kanë idetë e tyre për një lidhje të përsosur: dikush mund të frymëzohet nga një film romantik dhe dikush tjetër mund të frymëzohet nga një libër. Ëndrra e njerëzve është që këto histori dashurie të bëhen të vërteta. Nuk ka marrëdhënie ideale dhe nuk ka çifte të përsosura.Çfarë duhet të bëni: Ju duhet të kuptoni se partneri juaj është një person i vërtetë, jo një karakter i një libri. Pra, kur i vëzhgoni ata në një marrëdhënie, ata bëjnë gabime si çdo njeri tjetër.

Continue Reading

Lifestyle

Të prirë për tradhti: djemtë e gjatë, biondet…

Mbase keni pritur që do të flasim për meshkujt si p.sh. George Clooney dhe për femrat si Kim Kardashian, mirëpo edhe kur është fjala për tradhtinë, rezultatet janë më shumë se befasuese.

Shenjat se jeni duke u shoqëruar me një person që ka prirje për tradhti nganjëherë është e vështirë të shihen, mbase edhe nuk dëshironi fare t’i shihni. Mirëpo, shkencëtarët kanë zbuluar se cilët njerëz kanë më shumë shanse t’ju tradhtojnë.

Prandaj, vlerësoni mirë se personi të cilin e dashuroni sa është i gjatë, cila është ngjyra natyrore e flokëve, a është i varur nga Twiteri, si dhe me çfarë pune merret.

Djemtë shtatgjatë

Një hulumtim interesant e ka zbuluar faqja e njohjeve IllicitEncounters.com që meshkujt me të gjatë se 177 centimetra kanë dy herë më shumë shanse të tradhtojnë partneren e tyre.

Adhuruesit e rok and rollit

Edhe një hulumtim i po këtij portali ka zbuluar që madje 41% e meshkujve që kanë prirje për të tradhtuar janë adhurues të muzikës rok.

Biondet

Hulumtimi i faqes CheaterVille.com ka zbuluar që së paku 42% e femrave të cilat i kanë tradhtuar partnerët janë bionde.

Përdoruesit e Twiterit

Angazhimi i madh në rrjetet shoqërore mund të dëmtojë lidhjen tuaj. Hulumtimi i Universitetit Misuri ka treguar që ata të cilët qëndrojnë gjatë në Twiter kanë më shumë konflikte dhe tradhti.

Mësueset dhe ekspertët e IT-së

Kur është fjala për profesionet, një hulumtim të pazakonshëm të cilin e ka bërë AshelyMadison.com ka zbuluar që shansi i madh që femra e cila ka tradhtuar partnerit të jetë e punësuar në institucione shkollore, përkatësisht të jetë mësuese, ndërkaq po i njëjti hulumtim ka zbuluar që meshkujt të cilët me siguri do të tradhtojnë janë ekspertët IT.

Blerëset me kartelë sekrete\Hulumtimi i AshelyMadisonit ka zbuluar edhe këtë fakt që më shumë se një e treta e femrave më shumë kujdes i kushtojnë dukjes kur vendosin të tradhtojnë, ndërkaq 27% kanë kartelë sekrete krediti.

Continue Reading

Lifestyle

Shtatë gjërat që s’ndryshojnë te meshkujt

Sa kohë keni shpenzuar duke u përpjekur për ta bindur atë, por pa sukses! Thjesht, burrat janë qenie të komplikuara dhe çfarë trashëgojnë në gjenet e tyre nuk do të ndryshojnë kurrë.

Përqendrohuni në virtytet që posedon, dhe mos u mërzitni për këto gjëra.

Gjithmonë e ndjekin sportin

Shumica e burrave janë të interesuar në më shumë se një sport, ata më së shumti pëlqejnë gjithçka. Mos e ki këtë kënaqësi t’ua mohosh. Është mirë që ta lejoni të shikojë çdo gjë që dëshiron. Asnjë ndeshje nuk zgjat shumë dhe partneri do t’ju vlerësojë edhe më shumë, sepse nuk i keni telefonuar gjatë shikimit.

Gënjeshtrat e “padëmshme”

Partneri pothuajse gjithmonë do t’ju tregojë një lloj gënjeshtre të padëmshme që t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Për shembull, ai kurrë nuk do t’ju tregojë se veshja juaj është e keqe ose nuk pëlqen prindërit tuaj, por e kundërta. Ai e bën këtë, sepse nuk dëshiron që të ndihesh keq dhe e mërzitur.

Shikon gratë e tjera

Kjo është një nga zakonet më të këqija që kanë burrat, por ato nuk mund të zgjidhen. Në fund të fundit, shikimi nuk është mashtrim, dhe ne jemi të gjithë qeniet njerëzore, dhe kjo sjellje nuk duhet t’ju shqetësojë.

Kurrë nuk do t’i kushtojë shumë vëmendje veshjeve

Kjo nuk vlen për të gjithë meshkujt, por shumica e tyre nuk kujdesen për rrobat e tyre dhe e lënë atë te vajzat apo gratë. Sigurisht që ata pëlqejnë të duken mirë, por nuk u pëlqen të kalojnë kohën në treg. Ju nuk mund të bëni asgjë për këtë, por vetëm ta pranoni atë.

Do të jetë gjithmonë djali i nënës

Jo të gjithë do të pajtohen me këtë, por burrat janë shumë të lidhur me nënat e tyre, pa marrë parasysh sa janë të vjetra. Kjo është e kuptueshme, sepse nëna është gruaja e parë që takuan dhe që i ka arsimuar që të jenë siç janë sot.

Nuk flet për ndenjat

Femrat gjithmonë kanë qenë më romantike dhe prandaj duan të flasin për ndjenjat. Megjithatë, burrat janë ndryshe, më pragmatikë, dhe megjithëse mendojnë se komunikimi është i nevojshëm për një marrëdhënie të suksesshme, ata nuk duan të flasin për ndjenjat e tyre në baza të rregullta.

Gjithmonë nërvozohet kur vonoheni

Çdo mashkull i pëlqen që një vajzë ose grua të duket e bukur, por ai kurrë nuk do të kuptojë pse ato kanë nevojë për aq shumë kohë për t’u rregulluar kur dukeni bukur. Kjo në fakt duhet t’ju kënaqë.

Continue Reading

Lifestyle

Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Pamja fizike është e rëndësishme për shumë njerëz kur mendojnë për personin me të cilin duan të jenë në një lidhje, por shpesh nuk është gjëja më e rëndësishme.

Megjithatë, për personat e lindur nën këto tre shenja të zodiakut, pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti dhe ata presin që njerëzit me të cilët shoqërohen ose dalin të duken gjithmonë mirë, ashtu s ata vetë. Këto janë shenjat që vlerësojnë fizikun.

Dashi

Për Dashin me vetëbesim, pamja fizike është po aq e rëndësishme sa edhe përshtypjet e para. Ata pëlqejnë të impresionohen nga pamja e tyre dhe shpesh vlerësojnë njerëzit që investojnë kohë për të ruajtur pamjen e tyre fizike. Për ta, tërheqja fizike është çelësi dhe personaliteti vjen i dyti.

Peshorja

Peshoret janë shenja që vlerësojnë shumë bukurinë dhe harmoninë në gjithçka që i rrethon. Atyre u pëlqen estetika dhe tërhiqen nga personat që duken tërheqës. Për Peshoret, tërheqja fizike është shumë e rëndësishme dhe personaliteti mund të jetë më pak i rëndësishëm nëse personi është mjaft tërheqës për pëlqimin e tyre.

Luani

Shumë Luanëve u pëlqen gjithmonë të duken mirë dhe e presin këtë nga të tjerët rreth tyre. Për Luanët, një pamje e mirë fizike është mënyra më e mirë për të paraqitur veten dhe për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Personaliteti nuk do jetë aq i rëndësishëm për ta në një lidhje, të paktën jo në fillim të lidhjes.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING