Aktualitet
11 mijë paund për kokë! Trafikonin emigrantë drejt Anglisë, dënohen shqiptarët në Londër
Autoritetet britanike kanë goditur së fundmi një bandë kriminale shqiptare me bazë në Londër e cila ndihmonte emigrantë shqiptarë që të hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, kundrejt një pagese të caktuar.
Dy shqiptarët që janë vënë në pranga nga rasti në fjalë janë: Toni Liko, 42 vjeç, Klement Gjika, 44 vjeç dhe rumuni Stelian Bodnariu, 37 vjeç.
Treshja në fjalë mësohet se u kërkonin individëve deri në 11 mijë paund për person, për të kaluar kufirin në Mbretërinë e Bashkuar.
Pasi u përballën me togat e zeza, drejtësia angleze ka dhënë dënimin për shqiptarët. Toni Liko dhe Klement Gjika u dënuan secili me nga 5 vite e 8 muaj burg, ndërsa Stelian Bodnariu me 3 vite e 4 muaj