Connect with us

Aktualitet

Burg pa afat për themeluesin turk të ‘Thodex’

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masen e sigurise me burg me qellim ekstradimin drejt turqise për Faruk Fatih Özer.

Paskësaj avokatja e Özer tha : Janw mashtruar 2000 mije veta në Turqi dhe jo 400 mijë sic thuhet në akuzë. Nuk bëhet fjalë për 2 milirdw dollarë
Kjo farsë po bëhet për arsye politike. Duhet tw themi se ai erdhi ketu per te investuar , erdhi me pashaporte..mund ta kishin ndaluar me herët
Ai nuk u arratis nga Turqia, kemi dorezuar te gjitha dokumentat dhe po provojme te ndalojmë ekstradimin 

“Ndaj meje është sulm politik. Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta në Turqi”, kështu ka thënë bosi turk i kriptomonedhave në seancën gjyqësore që po mbahet në Elbasan, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Lajmi
Themeluesi i “Thodex”, Faruk Fatih Özer ka dalë sot para Gjykatës së Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë ndërsa Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg. Gjyqtar i çështjes është Elis Dine ndërsa prokuror Kreshnik Ajazi. Në seancën me dyer të mbyllura, bosi turk i kriptomonedhave kërkoi që të mos e ekstradojnë në Turqi me pretendimin se atje i rrezikohet jeta.

Ai u arrestua në jug të vendit katër ditë më parë. Ai u arrestua në jug të vendit katër ditë më parë. Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ka mashtruar 400,000 persona, të cilët kanë depozituar 2 miliardë dollarë kriptovaluta në bursë.

Prokuroria e Elbasanit thonë se Faruk Fatih Özer është identifikuar nga shenjat e gishtërinjve.

“Autoritetet turke të cilat kanë lëshuar Urdhërin Ndërkombëtar të Arrestit ndaj Faruk Fatih Özer kanë bërë të ditur se pas arrestimit të tij, menjëherë do të nisin procedurat për ekstradim në rrugë diplomatike dhe gjyqësore.   Po kështu janë administruar dhe materialet identifikues për shtetasin Faruk Fatih Özer, ku përfshihet kartela foto-daktiloskopike dhe akti i ekspertimit daktiloskopik nr.11039, datë 30.08.2022 sipas së cilit rezulton se gjurmët e daktiloskopuar më datë 30.08.2022 i përkasin shtetasit turk Faruk Fatih Özer”.

Prokuroria e Elbasanit kërkon nga gjykata të caktojë masën e sigurimit arrest me burg me qëllim që Turqia të nisë procedurat e ekstradimit ndaj shtetasit turk Faruk Fatih Özer.

“Miratimin e arrestimit provizor të shtetasit turk Faruk Fatih Özer të kryer nga oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.  Caktimin e masës provizore të sigurimit personal shtrënguese “Arrest në burg”, për shtetasin turk Faruk (Fatih) Özer, i biri i Zulkuf dhe Nursel, lindur në Gebze të Republikës Turke më datë 17.02.1994, me qëllim ekstradimi e tij në Turqi”, thuhet në përfundim të kërkesës”, thuhet në dokument.

Si u kap në Shqipëri

SHISH dhe Forcat Operacionale ndoqën për 5 javë Faruk Ozerin dhe dy shqiptarët. NTV.AL  mëson se jetesa e tij shtrihej me Elbasanit dhe resortit luksoz në Palasë. Për disa javë, Ozer ka shijuar plazhin e jugut në vend duke ndryshuar edhe pamje për të mos u njohur, me flokë të qethura dhe me mjekër. Ozer është identifikuar nga gjurmët e gishtërinjve që linte teksa pushonte në ambientet e plazhit luksoz. Bashkë me 28-vjeçarin u kap në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve. Në shoqërinë e tyre –thonë burimet policore – ishte dhe një person i tretë, i arrestuar, shqiptar nga Tirana, Briken Shkëmbi, 36-vjeç. Bosi i kriptomonedhave fshihej prej 4 muajsh në një banesë me qira në Elbasan, jo në emër të tij të cilën dyshohet se ia kishte siguruar Edevaldo Haxhiu.

 

Aktualitet

Tmerr në varrezat e Zagrebit, gjenden 15 varre të hapura

Gjatë të hënës, persona të panjohur kanë dëmtuar 15 varre në pjesën veriore të varrezave të Miroshevacit në Zabreg të Kroacisë.

Policia ka kryer një hetim dhe ka vënë në dijeni të afërmit e viktimave për inspektimet.

Raportohet se vandalët kanë hapur edhe disa varre, në kërkim të sendeve me vlerë.

Varreza2
Varreza3
Varreza4

Një grua tha se ka vërejtur se është dëmtuar varri i babait të saj. Dëshmitarët kanë thënë se dukej sikur dikush kishte hapur varret me levë. Policia po heton, për të identifikuar keqbërësit.

Continue Reading

Aktualitet

“Gjyqtari që nuk heshti” / Nga praktikat e fshehta, ryshfetet tek ndikimet politike, gjyqtarja që pritet të shkundë sistemin me historitë e përballjes së saj

“Gjyqtari që nuk heshti” ose “The unsilenced judge” – është libri më i fundit që pritet të botohet së shpejti në dy gjuhë shqip dhe anglisht.

Në këtë libër tronditës, gjysëm fiksional, autorja, Arnisa Këlliçi Gorezi, një gjyqtare e re në sistemin gjyqësor të Shqipërisë, një produkt i së madhes reformë në drejtësi, analizon historitë e saj të përballjes me ndikimet e trafikun e influencës që përshkon çdo nivel të drejtësisë.

“Gjyqtari që nuk heshti” / Nga praktikat e fshehta, ryshfetet

Përmes rrëfimeve të saj personale, analizave të hollësishme, por edhe disa ilustrimeve vizuale e më tej, ajo ekspozon praktikat e fshehta, ryshfetet dhe ndikimet politike që kanë minuar integritetin e gjykatave dhe besimin e publikut në drejtësi.

Libri shpalos një panoramë të gjerë të sfidave me të cilat përballet një gjyqtar i ndershëm në një mjedis të korruptuar.

Autorja tregon për presionet që vijnë nga zyrtarë të lartë po brenda sistemit gjyqësor dhe politikanë, të cilët kërkojnë të manipulojnë vendimet gjyqësore në favor të tyre.

Përmes këtyre tregimeve, ajo thekson se si në kohët e sotme korrupsioni në nivele te larta transformohet në trafik influence, duke cenuar drejtësinë, e duke dëmtuar rëndë shoqërinë shqiptare në tërësi.

“Gjyqtari që nuk heshti” / Nga praktikat e fshehta, ryshfetet

Autorja, Arnisa Këlliçi Gorezi

Libri do të botohet nga një shtëpi botuese amerikane dhe vjen tërësisht në anglisht. Ai përbën një thirrje për ndryshim dhe një apel për integritet dhe transparencë në sistemin gjyqësor.

Ky libër është një dëshmi e guximit dhe vendosmërisë së një individi, të kthyer në Shqipëri përmes një programi te Fondit të Ekselencës Shqiptare, që lufton për një sistem drejtësie të pastër dhe të drejtë.

Continue Reading

Aktualitet

Të përfituara nga trafiku i drogës, Prokuroria e Fierit sekuestron 6 pasuri të tjera të Saimir Taullaut

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka sekuestron gjashtë pasuri të tjera të dyshuara të shtetasit Saimir Taullau, i dyshuar për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike si dhe lidhjeve të tij familjare.

Dyshohet se këto pasuri e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit Saimir Tuallau, konkretisht nga veprat penale të parashikuar nga nenet 283 dhe 283/a të Kodit Penal

“Mbi bazën e ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr.1, viti 2024, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit Saimir Taullau , si dhe të afërmve të tij dhe personat fizikë, konkretisht shtetasve A.T., F. T, M.T., E.T., V.T. dhe K.T, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë e tyre zotërohen në mënyrë të tërthortë nga shtetasi Saimir Taullau”, njofton Prokuroria.

Dyshohet se këto pasuri e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit S.T., konkretisht nga veprat penale të parashikuar nga nenet 283 dhe 283/a të Kodit Penal.

Continue Reading

Aktualitet

Furgoni i pasagjerëve u përmbys në hyrje të tunelit të Murrizit/ Dalin pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

Një furgon i transportit publik i cili po udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës është përmbysur në hyrje të tunelit të Murrizit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme teksa furgoni me pasagjer ka qenë duke hyrë në byppasin e Murrizit, kur ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në hyrje të tunelit.

Si pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur nga ky aksident ku kanë marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit. Mjekja e urgjencës pranë kësaj qendre shëndetësore, Denada Çupa tha se një nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë pasi ka pësuar fraktura në brinjë dhe në shpatull.

Pacientja e moshës 52 vjeçe është nisur me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, ndërsa të plagosurit e tjerë janë transportuar më pas për ekzaminime më të hollësishme pasi gjendja paraprake e tyre është e mirë

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërkohë në deklarimet e para, mësohet se drejtuesi i mjetit furgon është shprehur se ka shmangur përplasjen me një tjetër mjet që vinte në anën e kundërt.

Continue Reading

Aktualitet

EMRI-FOTO/ Zhduket i riu nga Dibra, daja: Humbi kontaktet me ne në kufirin serbo-kroat

Djali në foto quhet Leo Roci nga Dibra dhe ka humbur kontaktet me të afërmit. Daja i Roçit shprehet se nipi ka humbur kontaktet në kufirin mes Serbisë e Kroacisë.

“Unë Astrit Doda i datëlindjes 09.12.1967, daja i Leo Rocit i datëlindjes 26,02,1991 dua të bëj një denoncim për nipin tim. Kam humbur kontaktet me të që më datën 21.5.2024 në orën 2:30 të natës, më ka kotaktuar, më ka thënë se jam në doganë në kufirin Serbi-Kroaci, donte që të ikte në Europë, për emigrim. Nga kjo orë telefoni ka qenë i ndezur, i ka rënë zilja dhe sms, por nuk është përgjigjur njeri. Dje më datën 27,05,2024 në orën 10:20 telefoni është ndezur dhe është përgjigjur një femër e Serbisë.

Dhe ajo po na bënte presion cfarë ka kërkuar ky njeri këtu, mbasi telefonin e ka hapur një zotëri tjetër dhe ajo tha që ajo më herët është bashkëshortja ime dhe më tha se unë punoj në Doganë si agjent doganor dhe i kam gjetur këto dokumente në rrugë.

Por telefoni gjatë ditës ka lëvizur, nuk ka ndenjur në një vend, pasi e kemi kontrolluar me anë të GPS. Dhe tani kam frikë, sepse ka ikur motra ime bashkë me nipin në kufirin Serbi-Kroaci, mos u ndodh dicka edhe këtyre”, shprehet daja i Rocit.

 

 

Leo Roci është nisur më datë 19 ditë e diel, është nisur me autobusin e linjës Durrës-Prishtinë. Pasi ka arritur në Prishtinë, nuk ka pasur biletë për të udhëtuar më tej dhe është detyruar që të flejë në një hotel në Prishtinë dhe të nesërmen më datë 20 është nisur me një taksi për në Serbi, me kalim nga Dogana në Merdarë. Pasi ka kaluar doganën me taksi, taksia e ka vendosur në autobus për në Beograd dhe në Beograd e ka marrë taksia tjetër dhe e ka dërguar në pikën kufitare në dalje të Serbisë me hyrje drejt Kroacisë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING