Connect with us

Politike

Samiti/ Nis protesta e PD…vetëm disa qindra militantë në Bulevard

Në këtë ditë historike për Tiranën kur do të mblidhen liderët europianë, Sali Berisha thërret protestë ndonëse kryeqyteti do të jetë nën masa të rrepta sigurie. Ish kryeministri nuk është tërhequr nga masat e marra në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe ka shpërfillur faktin që autoritetet i kanë refuzuar lejen për të protestuar në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para kryeministrisë. Protesta e thirrur nga kreu i ‘Rithemelimit’ do të nisë nga ish hotel Dajti ku do të mblidhen fillimisht protestuesit të mbërritur nga rrethet. Ajo që vihet re është se ka një braktisje nga qytetarët për këtë protestë. Pranë Selisë së PD por edhe në Bulevard ka vetëm disa qindra militantë të mbledhur.

Sipas Berishës, qëllimi është që Europa të dëgjojë zërin e shqiptarëve dhe pretendon se nuk do të ketë asnjë episod dhune, pra do të jetë paqësore

“Jemi në shesh për të protestuar kundër armikut të përbetuar kundër vlerave evropiane, Ramës dhe regjimit të tij. S’do fshehim asgjë, ne dalim më datë 6 për ti thënë Evropës se ky s’përfaqëson asnjë opozitë por as popullin”, tha Berisha në një dalje publike.

Protestës që është paralajmëruar se do të nisë rreth orës 12:00 i është bashkuar edhe Ilir Meta me mbështetësit e tij. Kreu i partisë së Lirisë u nis drejt selisë së PD ku u bashkua me protestuesit e mbledhur. Mbrëmjen e kaluar bëri një postim në rrjete sociale bashkë me moton: “Bashkohu edhe ti! Për një Shqipëri si gjithë Europa!” Edhe vetë Berisha postoi një fotografi nga protestat e shkuara dhe shkroi: “Bota sytë tek protesta jonë! Tirana dhe Shqipëria presin me padurim uraganin e paparë! Nderim popullit opozitar.”

Berisha-Meta braktisen ngaq qytetarët! Vetëm disa qindra militantë në Bulevard

Protestuesit nisin marshimin drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, pankartat me mesazhe për liderët europianë

“Ne duam demokraci, nuk duam stabilitokraci”. “Shqiparët popull i gomoneve, Edi Rama njeriu i Charter-ave”. Këto janë disa prej pankartave të përdorura nga protestuesit që kanë nisur marshimin drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

Protestuesit e thirrur nga Berisha nuk kanë shpalosur pankarta të shumta para ministrisë së Brendshme nga ku ndodhen në pritje për të nisur marshimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Në një prej pankartave, shkruhet: Kongresi i Berlinit nuk njohu shqiptarët. Samiti i Berlinit të na kërkojë falje!

 

 

Politike

Votimi për delegatët e Kongresit/ Balla: Në shtator ndezim ‘motorët’ për fushatën zgjedhore të 2025-ës

Procesi i rienergjizimit në Partinë Socialiste është futur në një fazë tjetër, ku tashmë anëtarët e organizatave socialiste po zgjedhin me votë 950 delegatët e rinj të Kongresit. Ministri Taulant Balla thotë se ky është një test për strukturën e Partisë Socialiste para muajit shtator, kur pritet që të ndezin ‘motorët’ për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare 2025.

Drejtuesi politik i Fierit, Taulant Balla tha se ky qark do të përfaqësohet në Kongres me 140 delegatë dhe është qarku i dytë me numrin më të madh të përfaqësuesve.

“Procesi i rienergjizimit ka hyrë në fazën e vet më të rëndësishme. Është momenti kur të gjithë anëtarët thirren për të votuar delegatët, pra përfaqësuesit në Kongres. Qarku i Fierit është një ndër qarqet më të mëdha për nga numri i delegatëve që përfaqësohet në Kongres, për shkak të 14 mijë anëtareve. Në përfundim të procesit do kemi edhe delegatët që do përfaqësojnë Fierin në Kongres. Procesi ka ecur shumë mirë, jam i sigurt që edhe nesër do kemi një pjesëmarrje të lartë. Ky është edhe një test për strukturën tonë të partisë para shtator kur ndizen motorët për zgjedhjet parlamentare 2025”, tha Balla.

Deri tani tha Balla procesi ka ecur mirë, ndërkohë si risi shihet përfaqësimi gjinor ku përkatësisht meshkuj edhe femrat do të kenë nga 50 përqind të delegateve. Ndërsa një risi tjetër sipas drejtuesit politik të Fierit do të jetë edhe përfaqësimi i sa më shumë të rinjve.

“Nga 140 delegatë që ka Fieri, 70 do jenë burra dhe 70 gra. I kemi dhënë kësaj radhe një mbështetje në përfaqësim të rinjve, se numri i të rinjve si kandidatë është më i larti se asnjëherë tjetër. Do na garantojë që mbi 35% e delegatëve të jenë të rinj të profesioneve të ndryshme që të garantojmë që në 140 delegatët e fierit të rinjtë të kenë peshën që u takon”, tha Balla.

Procesi i votimit për delegatët e Kongresit zgjat sot deri në 19:00 dhe hapet nesër nga ora 08:00 të mëngjesit deri në 16:00.

Continue Reading

Politike

‘Do të jetë fitore më shumë se…’/ Klosi parashikon rezultatin e PS-së në zgjedhjet e 2025

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, ka parashikuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2025. I pyetur nga gazetarët se sa mandate mund të merrte PS, Klosi është përgjigjur se do të jetë fitore më shumë se rezultati numerik i vjetshëm, teksa ju është referuar zgjedhjeve bashkiake ku u shpreh se PS fitoi 56 nga 61 bashki.

 “Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, apo të dielën, ne kemi një sondazh të vjetshëm, ku fituam 56 bashki nga 61. Një vit më parë, sot jemi një 1 vit nga fitorja e 14 majit, ku puna e PS dhe e Ramës dha një rezultat të jashtëzakonshëm. Do të jetë fitore më shumë se rezultati numerik. Nuk dyshoj se do të ketë më shumë se në zgjedhjet e fundit.”, u shpreh Klosi.

Më tej Klosi është shprehur se PS është e orientuar për fitoren e mandatit të katërt ndërsa sa i përket drejtësisë ai shtoi se nuk ka asnjë koment vendimet e drejtësisë të asnjë lloji.

“Sa i përket drejtësisë, kushdo që është kërkuar të japë informacion para drejtësisë, nuk ka pasur kurrë pengesë nga PS dhe Rama. Ky është realizim i premtimit për një drejtësi të pavarur. Nuk kemi koment sa i përket raportit me drejtësinë. Tirana është qarku më i rëndësishëm në garën e ardhshme elektorale. Jemi duke u përgatitur për 2025. PS është e orientuar për fitoren e mandatit të katërt, ndaj po punojmë në të gjithë Shqipërinë. Përpjekja jonë është që në Tiranë të triumfojnë sërish siç triumfuam vetëm një vit më parë”, – tha Klosi.

Continue Reading

Politike

“Sa të thahen rrobat e banjos…”, Vangjeli për mbledhjen e PS

Analisti Lorenc Vangjeli e konsideron një retorikë zgjedhore fjalimin e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur disa ditë më parë.

Deklaratat u bënë një natë më parë në Top Channel.

Vangjeli: Rama bëri Big Beng-un e tij, pas 120 minutave fjalim, shpërthimi që pasoi mund ta identifikojmë frymën e fushatës së nesërme, të gjithë strategjinë e PS e cila në 11 muaj që nga sot do të shkojë të kërkojë një mandat të katërt, retorikë zgjedhore pjesë e një kurthi të madh që ka rënë e gjithë politika, demokratët ende po mbushen me frymë, nënshtresa kryesore e saj është pakënaqësia ndaj Spak, të gjithë nuk e duan por askush nuk guxon të thotë diçka të tillë, do të donin ta pengonin por s’mund ta bëjnë.

Ky është për ta kuptuar kjo lloj oferte e Ramës është aksion politik ku disfata vlen më shumë se sa fitorja, Rama mbetet vetëm dhe shkon në zgjedhje duke thënë këta më kanë penguar shikoni se ç’do të bëj nesër. Janë vetëm 11 muaj deri në prillin e ardhshëm, sikur të punojnë me efektivitet në parlament, po sa të thahen rrobat e banjos sa të përgjumemi gjatë vapës, ka filluar. Shikoni sa i madh është frustrimi i i politikës.

Continue Reading

Politike

“Unë frikë nga burgu? Po më habisni”, Meta ‘e lëshon’ Kryemadhin: Përgjegjësia është individuale!

Prej kohësh po flitet për një masë sigurie që pritet të jepet ndaj Ilir Metës, mirëpo ai thotë se nuk ka asnjë stepje. I ftuar në A2 CNN, në Debat nga Alba Alishani, presidenti i Lirisë tha se nuk ka asnjë frikë nga burgu.

“Po ca burgu, unë frikë nga burgu, më habit. Shqiptarët më dinë dhe më njohin mua, ju duhet të kuptoni që përpjekja e tyre është për të frikësuar shqiptarët e ndershëm duke goditur politikisht Berishën, e godasin se ka dalë kundër ndarjes së Kosovës dhe projektet për shpopullimin e Shqipërisë. As nuk kam asnjë droje, Partia e Lirisë e ka zgjidhur me konventë lidershipit për 30 vitet që vijnë dhe çështjen e financimit, dhe Partia e Lirisë i përgjigjet kujdo atje ku e ka strofullën, këto mercenarë ca janë këto Dumanë, pas Rama. Liria ime është në dorën time, Rama dhe Dumani janë në burg sepse janë peng i gjërave që kanë bërë”, tha Meta.

Sa i përket Monika Kryemadhit e cila thirrur në SPAK për fshehje pasurie, Meta dha të njëjtën përgjigje si kryeministri Edi Rama “për mollat e kalbura që bien nga pema”. Sipas tij, përgjegjësia është personale.

“Përgjegjësia është personale për çdo person. Ai ka përgjegjësi se ka firmosur 17 vendime me kundërshtim me ligjin”, përfundoi Meta 

 

Continue Reading

Politike

Meta s’i ndahet Dumanit: Ai është kancelari i SPAK-ut që përcjell shkresat për llogari të Ramës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse është thirrur në SPAK, për dosjen CEZ-DIA. I ftuar në A2 CNN në Debat me Alba Alishani, Meta tha se është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, “për qejf të Edi Ramës”.

“Unë kam qenë në SPAK shumë seriozisht, për një çështje qesharake. Edhe për Cez DIA nuk kam asnjë lidhje unë, jo ka qenë në 2019 kur kam qenë në kulmin e presioneve që të shkelja Kushtetutën.  Unë atje jam thirrur për qejfin e Edi Ramës, por kam shkuar për të respektuar”, tha Meta.

Ndonëse nuk ka më një retorikë të ashpër, si “Dumdumani” apo “palaço”, Meta ka vijuar akuzat në drejtim të Altin Dumanit.

“Altin Dumani nuk është drejtuesi por fatkeqësisht kancelari i SPAK-ut, që thjesht përcjell shkresat për llogari të Edi Ramës. A është thirrur ndonjëherë Edi Rama nga SPAK-u? Edi Rama përgjegjësi kryesor për aferën e inceneratorëve nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK. Erion Veliaj duhet të ishte arrestuar para 4 vitesh. Kjo tregon çdo gjë”, tha Meta.

Në këtë kuadër, tregon se nuk ka besim as te SPAK. Madje fakti që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është thirrur në SPAK për Inceneratorët për Metën është shumë vonë pasi do duhet të ishte arrestuar 4 vite më parë, pasi nuk ka asnjë incenerator. Gjithashtu, flet edhe për kërcënime për Arben Ahmetajn.

“Veliaj hëngri drekë në SPAK 7 orë, ça ka bërë atje, ai ka hedhur firma, ka rrëmbyer, uzurpruar kompetencat e këshillit Bashkiak, për gallatë atje.  Mbi SPAK ka qenë Agaci dhe pastaj ai tjetri. (…)Nëse kërcënohet një zv kryeministër që tregon fakte të qarta se si u synua të mbyllej një dosje e tmerrshme si e inceneratorëve ku autorë janë Edi Rama dhe general Agaçi, dhe ky person flet dhe tregon pronarin e vërtetë të inceneratorëve, nëse pastaj dilet dhe thua që gjykatat bëjnë ç’a themi ne. Me 4 mbiemra gjyqtarja izolon Berishën, që është lideri i partisë kryesore opozitare, izolohet se Rama e ktheu kompleksin sportivë në kulla betonit”, përfundoi Meta 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING