Connect with us

Politike

“19 mijë demokratë kanë votuar”/ Vokshi jep shifrat e forta për referendumin e Berishës

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, bëri të ditur se deri në orën 13:00 kanë votuar 19,102 anëtarë në referendumin për kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Sipas saj, procesi po zhvillohet normalisht në të gjithë vendin dhe deri tani nuk është raportuar asnjë problematikë.

Vokshi theksoi gjithashtu se nuk do të lejohet të votojë asnjë person që nuk figuron në listat zyrtare të anëtarësisë.

Ajo shtoi se në total janë thirrur për të votuar 51,737 anëtarë të Partisë Demokratike, ndërsa procesi vijon në degët dhe qendrat e votimit në të gjithë vendin. Pjesëmarrja deri tani është rreth 37%.

Advertisement