Trajneri i Atalanta-s, Gian Piero Gasperini doli në konferencë në prag të finales së Kupës së Italisë ndaj Juves.

“Gjithmonë kam menduar se Kupa e Italisë ishte trofeu i vetëm i mundshëm për Atalanta-n, duke qenë se Champions League dhe titulli i Serie A janë të paarritshme. Ne kemi një dëshirë të madhe për të fituar në finalen e Kupës së Italisë.

“Sfida ndaj Liverpool ndryshoi gjithçka? Në Europa League po, jo në kampionat dhe në Kupën e Italisë. Rrugët ishin të ndryshme në këto kompeticione. Ndeshja ndaj Liverpool-it na ndërgjegjësoi për të arritur në finale e Europa League. Ndërsa në Kupën e Italisë pika e kthesës ishte në ‘San Siro’ kundër Milan-it” – tha ai.