Connect with us

Aktualitet

2 milionë dollarë për të ndërtuar të ardhmen e Inteligjencës Artificiale, ja çfarë thotë Mira Murati

“Thinking Machines Lab” është startupi i ri i AI i themeluar nga ish-CTO e OpenAI, Mira Murati. Ky startup thuhet se po synon të mbyllë një nga raundet fillestare më të mëdha ndonjëherë, me një objektiv prej 2 miliardë dollarësh.

Mediat e huaja shkruajnë se nëse arrihet kjo shifër, vlera e kompanisë do të kapë të paktën 10 miliardë dollarë, pavarësisht se startupi ende nuk ka një produkt apo të ardhura konkrete.

“Thinking Machines Lab” ka deklaruar se synon të ndërtojë sisteme të AI që janë më të kuptueshme, të personalizueshme dhe më të afta se ato ekzistuese.

Ajo që e bën kompaninë kaq tërheqëse për investitorët është ekipi i saj, përveç vetë Muratit, emra të njohur të industrisë si Bob McGreë dhe Alec Radford, të dy me përvojë në OpenAI, tashmë janë pjesë e ekipit si këshilltarë.

Advertisement