Sport
20 minuta dramë, gol i Egjiptit dhe penallti e humbur nga Messi
Argjentina vuajti shumë në ndeshjen me Kepin e Gjelbër po tashmë e gjen veten përballë Egjiptit, në një tjetër ndeshje vendimtare dhe delikate, ku fusha duhet të tregojë se kush janë favoritët.
Fituesi i këtij çifti do të duhet të sfidojë më pas në çerekfinale një mes Zvicrës dhe Kolumbisë. Sa i përket formacioneve, dy trajnerët janë bazuar te lojtarët e ndeshjeve të shkuara.
Te Argjentina ndryshimi i madh është Julian Alvarez, që zëvendëson Lautaro Martinez, i cili ndaj Kepit të Gjelbër dhuroi një nga paraqitjet e tij më të dobëta.
REZULTATI LIVE
Argjentinë-Egjipt 0-1
Ibrahim 15′
NGJARJET KRYESORE
20’ Tagliafico rrëzohet në zonë pas ndërhyrjes së një prej kundërshtarëve, arbitri nuk heziton të akordojë penallti. Messi e merr përsipër dhe ndalet nga portieri i “Faraonëve”. (Video)
15’ Goool Egjipti/ Argjentina pëson një goditje të rëndë. Ibrahim shënon me kokë pas një krosi nga e djathta. (Video)
9’ Ndeshje që nis me shumë gabime. Argjentina nuk arrin të depërtojë në zonën e rrezikshme të Egjiptit.
1’ Nis ndeshja, luhet për çerekfinalet.
FORMACIONET ZYRTARE
Argjentina: Martinez; Molina, Romero, Lisandro Martinez, Tagliafico; De Paul, Mac Allister, Parades, Fernandez; Messi, Alvarez; Trajner: L. Scaloni;
Egjipt: Shobeir; Hafez, Rabia, Ibrahim, Hany; Hassan, Lasheen, Attia, Ashour; Ziko, Salah; Trajner: H. Hassan;