Connect with us

Aktualitet

23-vjeçarja në Tiranë tenton ti japë fund jetës, konsumon mbidozë ilaçesh

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, në rrugën “Artan Lenja”.

Një 23-vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës, duke konsumuar mbidozë medikamentesh në banesën e saj.

Arsyet apo rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa sipas policsë, e rëja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 28.02.2026 është dërguar në spital një 23-vjeçare, e cila dyshohet se në banesë, në rrugën “Artan Lenja” ka konsumuar mbidozë medikamentesh. Ajo ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement