Connect with us

Bota

24 mln euro/ KESH shton blerjet në treg të lirë

Korporata Elektoenergjetike Shqiptare (KESH) ka zhvilluar një tjetër procedurë prokurimi dhe këtë herë për të siguruar energji për një javë duke nisur nga 31 korriku deri në 6 gusht. Kjo është e disata procedurë që KESH zhvillon në harkun e një muaji. Sasia e blere këtë herë në treg të lirë ishte e ndarë në dy lote ku në lotin e parë u blenë 33 600 MWh për një çmim të ponderuar 106.72 euro/MWh ndërkohë që u sigurua edhe një sasi prej 5250 MWh me një çmim 92.11 euro/MWh.

Në total të dyja blerjet i kushtuan KESH rreth 4 milionë euro duke çuar këtë shumë së bashku me importet e tjera të këtij viti 24 milionë euro. Ndërkohë shitjet apo eksportet e KESH gjatë këtij viti të paktën sipas procedurës së fundit që përfshinte 20-23 qershorin kanë kapur vlerën e 36 milionë eurove.

Ky vit ndryshe nga ai paraardhës është shfaqur më mirë sa i takon situatës hidrike por ardhja e stinës së verës dhe rritja e konsumit kanë bërë që Korporata të fillojnë alternimin me blerje më masive në treg të lirë në mënyrë që të vijojë të mbajë kaskadën në nivele optimale. Deri në fund të prillit sipas shifrave zyrtare të raportuara në ERE kaskada qëndronte mbi kufijtë e mesatares historike.

KESH më herët ka deklaruar se përballimi i konsumit gjatë stinës së verës do të jetë një alternim mes prodhimit në kaskadë dhe blerjeve në tregun e lirë ndërkohë që për aq kohë sa çmimet janë të përshtatshme këto blerje do të kenë prioritet në raport me termocentralet e lundrueshëm që janë të vendosur në Vlorë.

KESH është ngarkuar me sigurimin e furnizimit me energji në vend duke marrë kompetencat që më parë kishte Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe kjo në kushtet e situatës së gjendjes së emergjencës në fuqi nga tetori 2021.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua zgjatja e kësaj emergjence deri në fund të vitit çka do të thotë se KESH do të vijojë të jetë përgjegjës për sigurimin e gjithë sasisë së energjisë së nevojshme për konsum në vend, kompanitë nuk do të kryejnë investime madhore përveç atyre që lidhen me mirëfunksionimin e rrjetit dhe prodhuesit me përparësi (HEC-et deri në 15MW) nuk do të mund të dalin në treg të lirë pasi janë në regjimin e detyrimit të shërbimit publik.

Çmimet e energjisë pavarësisht pasigurisë që ende mbetet evidente kanë shënuar një ulje të ndjeshme në raport më një vit më parë por edhe në raport me fillimvitin. Në Bursën Hungareze 1 MWh energji u shit 76 euro në bazë dhe 77.85 euro në pik kurse për datën 1 gusht çmimi i 1 MWh në bazë ishte 93.32 euro/MWh dhe 97.79 euro/ MWh në pik./Monitor

Bota

Vodhën mbi 100 mijë euro në markete në Itali, karabinierët arrestojnë 2 shqiptarët

Një bandë përgjegjëse për disa vjedhje në dyqanet e elektronikës është shkatërruar.

Mëngjesin e të enjtes së 2 majit, Karabinierët e Castiglione delle Stiviere (Mn) dhe Salò zbatuan një urdhër paraburgimi, të lëshuar nga gjyqtari hetues i Mantovës, ndaj dy personave.

Bëhet fjalë për dy burra me kombësi shqiptare: ata u vunë në gjurmim dhe u arrestuan në banesë në Soiano del Lago, të cilën e përdornin si bazë logjistike.

Sipas hetuesve, ata do të ishin përgjegjës për vjedhjet e shumta të kryera në dyqanet zinxhir të njohur si Trony në zonën e Brescias, por edhe në provincat Mantua dhe Vicenza.

Hetimet rindërtuan skemën e mënyrës së veprimit të bandës, e karakterizuar gjithmonë nga kontrollet paraprake. Po hetohet nëse banda ishte e përbërë dhe nga persona të tjerë.

 

Continue Reading

Bota

Netanyahu: Izraeli i gatshëm për armëpushim nëse lirohen pengjet, por lufta nuk mbaron këtu

Izraeli është i gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse Hamasi liron të gjithë pengjet e rrëmbyer tetorin e kaluar, njoftoi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke hedhur poshtë kërkesat për tërheqjen e forcave të IDF.

“Izraeli nuk do të pajtohet me kërkesat e Hamasit, që do të thotë dorëzim, dhe do të vazhdojë luftimet derisa të arrihen të gjitha qëllimet e tij” , tha kryeministri.

Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar në territoret izraelite pranë Gazës, militantët e Hamasit vranë rreth 1200 njerëz dhe morën peng 250 të tjerë. Që atëherë, një numër i pengjeve janë liruar, por rreth 130 janë ende duke u mbajtur në enklavën palestineze.

Javën e kaluar, Izraeli i dërgoi zyrtarisht Hamasit një propozim armëpushimi, i cili sugjeron një ndërprerje të përkohshme të armiqësive për të lehtësuar shkëmbimin e disa dhjetëra pengjeve për të burgosurit palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.

 

 

Propozimi është përshkruar si “jashtëzakonisht bujar” nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili i ka kërkuar Hamasit të “vendosë shpejt” dhe “të marrë vendimin e duhur”.

Continue Reading

Bota

Përmbytjet në Brazil, rritet në 56 numri i viktimave! Frikë për përhapjen e epidemive

Numri i të vdekurve nga shirat në shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, u rrit në 56 persona. Kështu bënë të ditur autoritetet lokale, ndërsa dhjetëra persona të tjerë ende nuk janë gjetur.

Më shumë se 69 mijë ishin zhvendosur pasi stuhitë prekën gati dy të tretat e 497 qyteteve në shtetin, i cili kufizohet me Uruguain dhe Argjentinën.

Përmbytjet masive shkatërruan rrugë dhe ura në disa rajone të shtetit. Stuhia shkaktoi gjithashtu rrëshqitje dheu dhe shembje të pjesshme të një dige në një hidrocentral të vogël.

Guvernatori i shtetit u tha gazetarëve se do të kishte nevojë për një “Plan Marshall” për t’u rikuperuar nga stuhitë dhe pasojat e saj, duke iu referuar një plani për rimëkëmbjen ekonomike të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkaq frika më e madhe është përhapja e ndonjë epidemie, pasi përmbytjet kanë shkatërruar rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm në shumë zona.

Continue Reading

Bota

Katër fëmijë 13-vjeçar bien nga tarraca e palestrës, ja gjendja e tyre shëndetësore

Në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, katër fëmijë të moshës 13-vjeçare u ngjitën në kulmin e palestrës së sporteve në qarkun Grunbach gjatë të shtunës mbrëma.

Megjithatë, ata u rrëzuan nga tetë metra lartësi, ku si pasojë që të gjithë pësuan lëndime serioze.

Mbetet e paqartë sesi ka ndodhur incidenti, kurse zëdhënësi i policisë në Aalen tha për Bild se ata me gjasë janë rrëzuar nga kulmi i punuar nga xhami derisa po luanin.

Një numër i madh i kamionëve të zjarrfikësve dhe autoambulancave u nisën drejt vendit të ngjarjes.

Në anën tjetër, policia gjermane nuk ka dhënë ndonjë detaj lidhur me këtë si dhe nëse gjendja e fëmijëve është përmirësuar.

Continue Reading

Bota

“Dyert për negociata janë të hapura”, Macron: Duhet të kemi dialog me Rusinë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar të dielën se duhet të ketë një dialog me Rusinë.

“Ne po bëjmë gjënë e duhur duke i lënë dyert e hapura për negociatat me Rusinë”, tha Macron në një intervistë për La Tribune. “Përndryshe, ne do të kishim hequr dorë nga rendi ndërkombëtar, si dhe nga paqja dhe siguria.

Megjithatë, Macron vuri në dukje në të njëjtën kohë se ishte e nevojshme të vazhdohej me politikën strategjike në lidhje me Rusinë.

Në fund të prillit, Macron tha duke folur në Universitetin e Sorbonës në Paris se Evropa duhet të jetë e përgatitur për të ndërtuar marrëdhënie me Rusinë pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë. Ai tha gjithashtu se aftësitë teknike dhe diapazoni i goditjes së raketave balistike ruse rrezikojnë vendet evropiane.

 

 

“Nëse flasim për Ukrainën, siguria e evropianëve është në rrezik sepse ky vend ndodhet rreth 1,500 kilometra nga kufijtë tanë,” vuri në dukje Macron. “Nëse Rusia fiton, atëherë do të duhet vetëm një sekondë që të mos ketë siguri për Rumaninë, Poloninë, Lituaninë apo vendin tonë”.

“Fuqia dhe diapazoni goditës i raketave balistike ruse na rrezikojnë të gjithëve”, shtoi presidenti francez.

Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov deklaroi më herët se Rusia nuk përbën kërcënim për askënd në Evropë dhe shpreson për një qëndrim të ngjashëm me veten.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING