Aktualitet
Shqipëria trupa drejt Gazës/ Qeveria miraton pjesëmarrjen në misionin ndërkombëtar
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për pjesëmarrjen e vendit në një mision ndërkombëtar stabilizimi në Gaza, të lidhur me iniciativën e Bordit të Paqes të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Sipas njoftimeve zyrtare, kontributi fillestar i Shqipërisë do të jetë dërgimi i katër oficerëve të stafit, të cilët do të angazhohen në fazën e vlerësimit dhe planifikimit të misionit. Çdo kontribut i mëtejshëm do të përcaktohet në varësi të zhvillimeve dhe nevojave të operacionit.
Vendimi i qeverisë pritet të shqyrtohet dhe të miratohet nga Kuvendi, përpara se të hyjë në fuqi.
Pjesëmarrja e Shqipërisë vjen në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për krijimin e strukturave të sigurisë dhe stabilizimit në Gaza, ndërsa edhe Kosova ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar në këtë nismë.