Connect with us

Kronike

34 aksidente në prill, 19 viktima të raportuara, eksperti Softa tregon shkakun kryesor

34 aksidente me pasojë 19 viktima janë raportuar gjatë muajit prill në vendin tonë. Sipas ekspertëve shkaku kryesor i aksidenteve është sjellja e shofereve ne timon, infrastruktura dhe sinjalistika e dobët rrugore.

Ndërkohë, të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT për muajin mars 2026 tregojnë se janë regjistruar 89 aksidente rrugore, ku 117 persona kanë mbetur të vrarë ose të plagosur. Eksperti i sigurisë, Fation Softa tregon shkaqet pse ndodhin këto aksidente. Bazuar ne statistikat e INSTAT, rezulton se grupmosha më e përfshirë në aksidente është ajo 20-25 vjeç. Dhe sipas ekspertit shkaktari kryesor është mungesa e eksperiencës. Ai shton se më shumë se ashpërsimi i masave duhet të ndërgjegjësohen drejtuesit e mjeteve të cilët duhet të respektojnë sinjalistikat rrugore.

Nga ana tjetër eksperti theksoi gjithashtu se arsye e aksidenteve shpeshherë është edhe infrastruktura dhe sinjalistika e dobët rrugore. Mes shifrave që vijojnë të rriten dhe jetëve të humbura në rrugë, siguria nuk është thjesht çështje ligji, por edhe përgjegjësi individuale. Rritja e ndërgjegjësimit dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore mund të ndikojë në uljen e numrit të aksidenteve dhe pasojave që ato sjellin.

Advertisement