✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

34-vjeçares i plasi në fytyrë gazi lotsjellës/ Reagon Ministria e Shendetësisë: Është në monitorim intensiv

Një 34-vjeçare ka mbetur e plagosur në kokë gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, e reja po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën monitorim intensiv.

Në një njoftim për gjendjen e saj shëndetësore, ministria bën me dije se 34-vjeçarja është koshiente dhe se, pavarësisht dëmtimeve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rasti i saj është një tjetër incident i raportuar me të lënduar gjatë protestës. Rrethanat në të cilat është plagosur 34-vjeçarja nuk bëhen të ditura në informacionin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NTV Television (@ntv.al)

Advertisement