Aktualitet
37-vjeçarja shtatzënë përcillet sot në banesën e fundit, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve
Ngjarja tragike e ndodhur ditën e djeshme ku një 37-vjeçare shtatzënë e cila po transporohej nga Pogradeci në drejtim të Spitalit të Traumës humbi jetën fatalisht.
Sot pritet të përcillet në banesën e fundit e ndjera Marjana Karolina Bunaj, ndërsa varrimi do të bëhet në Laç, në vendlindjen e saj. Ngjarja e rëndë nisi në maternietin e Pogradecit ku viktima është paraqitur në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa pas ekzaminimit nga mjekët aty është nisur në drejtim të Spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar.
Gjëndja e viktimës u përkeqësua rrugës gjë që e detyroi ambulancën të ndalonte në maternitetin e spitalit të Elbasanit. Ndërhyrjet e mjekëve nuk mjaftuan dhe u konstatua se gruaja kishte ndërruar jetë. Policia i referoi mateialet procedurale në Prokurori për të nisur procedimin penal ndaj tre mjekëve të maternitetit të Pogradecit
Mjekët po hetohen për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, ndërsa Prokuroria e Korçës po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.