Aktualitet
51-vjeçari bie nga 50 metra lartësi, shpëtohet nga zjarrfikësit
Një 51-vjeçar me emrin Fluturim Salobehaj, nga fshati Selitë i Mallakastrës, ka rënë sot nga një lartësi prej rreth 50 metrash teksa dyshohet se po tentonte të riparonte një tubacion uji.
Mësohet se, familjarët e kanë gjetur të plagosur dhe kanë njoftuar me ngut policinë, ndërsa forcat zjarrfikëse të Mallakastrës kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga terreni i vështirë.
Fatmirësisht ai i ka mbijetuar rënies, por meqenëse ka pësuar disa fraktura, po transportohet me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.