Connect with us

Aktualitet

550 mijë dollarë në dorë? Ora luksoze e Ergys Agasit që tërhoqi vëmendjen pas arrestimit

Biznesmeni i shumëkërkuar nga SPAK, Ergys Agasi, u prangos pasditen e djeshme nga “Shqiponjat” në zonën e Plepave në Durrës. Në momentin e arrestimit, Agasi mbante në dorë një orë “Richard Mille”, një prej markave më ekskluzive dhe më të shtrenjta të orëve luksoze në botë.

Çmimi i një ore “Richard Mille”, në varësi të modelit nis nga rreth 150 mijë euro dhe arrijë në qindra mijëra euro. Ora që Agasi mban në dorë duket si “Richard Mille”, e cila në faqen zyrtare arrijë në 550,000 dollarë, e cila ka një vlerë që krahasohet me një shtëpi luksoze. Ky detaj ka tërhequr vëmendjen dhe ka ngritur pikëpyetje mbi përmasat e pasurisë dhe luksit të biznesmenit.

Sot u arrestua për llogari të skandalit të AKSHI-t, Agasi mban

Ora “Richard Mille” dhe çmimi i saj

Megjithatë ajo që bie më shumë në sy është se edhe në momentin që ndodhet brenda ambienteve të Policisë, shfaqet me orën në dorë.

Sot u arrestua për llogari të skandalit të AKSHI-t, Agasi mban

Agasi u arrestua pasditen e djeshme, pasi  ishte mbajtur në monitorim prej dy javësh nga SPAK dhe Policia, ku ditën e sotme kryen me sukses kapjen e tij. Forca të shumta Policie rrethuan dhe ndaluan pasditen e sotme makinën me të cilën udhëtonte Agasi së bashku me ish-oficerin e lartë të Policisë Ulian Shpatarakun. Me të rrethuar makinën, efektivët u vunë në aksion duke arrestuar në flagrancë dy të kërkuarit e autoriteteve shqiptare.

Burime për mediat bëjnë me dije se Agasi dhe Shpataraku u lokalizuan fillimisht në Elbasan, në një automjet. Pastaj thuhet se dyshja ka udhëtuar drejt Durrësit, ku janë arrestuar në flagrancë nga efektivët në zonën e Plepave.

Advertisement