Connect with us

Sport

6 MILIONË EURO DHE VETËM 17 VJEÇ/ MARAN FUT NË RADAR SHQIPTARIN NGA AMERIKA

Adri Mehmeti, talenti shqiptar që po shkëlqen në Shtetet e Bashkuara, lë të hapur mundësinë për të veshur fanellën kuqezi.

17-vjeçari, i cili po spikat me paraqitjet e tij te RB New York, është një nga emrat që po ndiqet me interes edhe në këndvështrimin e Kombëtares shqiptare.

I pyetur për mundësinë për të zgjedhur Shqipërinë, Mehmeti është shprehur se mbetet i hapur për të gjitha mundësitë, ndërsa aktualisht është i fokusuar te zhvillimi i tij profesional në Shtetet e Bashkuara.

Sipas raportimeve, emri i talentit shqiptar ka përfunduar edhe në listën e lojtarëve të vëzhguar nga trajneri i Kombëtares, Rolando Maran.

Ndërkohë, rritje të ndjeshme ka pësuar edhe vlera e tij në treg. Sipas Transfermarkt, kartoni i Adri Mehmetit vlerësohet aktualisht rreth 6 milionë euro, nga rreth 1 milion euro që ishte në muajin shkurt.

Një tjetër talent shqiptar po rritet në futbollin amerikan dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse rruga e tij e ardhshme do të jetë edhe me Kombëtaren kuqezi.

Advertisement