Aktualitet
Zbulohet arsyeja e vrasjes së biznesmentit Niko Goro në Himarë, “Autori i dyshuar” “Më mori tokën për pallat, s’më pagoi”
Zbulohet dëshmia e parë e autorit të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Niko Goro mëngjesin e sotëm në Himarë.
Mësohet se Kliti Leka deklaroi në momentin e parë të arrestimit nga policia se i kishte shitur tokën biznesmenit Goro, por sipas tij, ai nuk i kishte dhënë paratë.
Goro u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Himarë.
Himarë
Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjeçarit N.G.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapej dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë
Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.
Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme