Connect with us

Politike

Rama-Manastirliu inspektojnë punimet e maternitetit të ri në Lezhë.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet që po kryhen për ndërtimin e maternitetit të ri të Lezhës.
“Është një investim i qeverisë shqiptare në vlerën 2.9 milion euro. Do të jetë një maternitet me kapacitet 55 shtetër, 2 salla operacioni, 2 salla lindjeje. Ne jemi përperjekur të ecim me ritme të shpejta të punimeve, pavarësisht situatës së epidemisë dhe brenda muajit Mars-Prill do t’a kemi përfunduar të gjithë këtë projekt”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se po kryhen investime cilësore që do t’i rezistojnë kohës. Gjatë inspektimit në maternitetin e Lezhës, Manastirliu tha se po vijon puna edhe në disa kantiere të tjera për përmirësimin e shërbimit për nënën dhe fëmijën.
“Shumë shpejt besoj, brenda 4-5 muajve përmbyllet investimi. Ashtu sikurse do të kemi të përfunduar edhe maternitetin e Beratit dhe atë të Kukësit”, – bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

A po bën lojë Ilir Meta? Basha habit me përgjigjen: Nuk më plas fare e dashur!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në podcastin “Inside Albania” me gazetaren Alice Taylor , është pyetur lidhur me sjelljen e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës dhe deklaratat e bëra nga ai përgjatë këtyre kohëve të fundit.

Taylor iu drejtua Bashës duke e pyetur nëse Meta ka një “as nën mëngë” dhe a mendon se në vijim do të bëhet një me Partinë Socialiste apo jo? Kësaj pyetje kryedemokrati preferoi t’i përgjigjej me një citim të shkurtër të aktorit Clark Gable, në filmin jashtëzakonisht popullor të shekullit të shkuar, “Iku bashkë me erën”.

Alice Taylor: Pyetja ime e fundit. Ilir Meta. Nuk jam fort e sigurt çfarë po kalon, por mendoni se po bën lojë? Mendoni se mund ta pozicionojë veten si “as nën mëngë” para zgjedhjeve? E shihni të kalojë në krahun tjetër, t’i bashkohet PS-së? Cili është kënvështrimi juaj apo nuk doni të spekulonit?

Lulzim Basha: Ishte pyetja e fundit kjo? Po zgjedh të citoj një fjali shumë të famshme nga një film që të gjithë e dinë. “Frankly, my dear, I don’t give a damn” (Sinqerisht, e dashur, nuk më plas fare”).

Continue Reading

Politike

Rama mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar zhvillimin e një mbledhje të jashtëzakonshme me grupin parlamentar dhe Qeverinë.

Duke iu referuar burimeve nga Kuvendi, raporton se kjo mbledhje do të transmetohet Live. Të njëjtat burime i thanë se mbledhja do te mbahet pas pushimit të Pashkëve të martën paradite, ku Rama ka kërkuar të mos mungoje asnjë deputet.

Nuk dihet se cili do të jetë mesazhi i Edi Ramës, por mund të merret me mend se ai lidhet me çështjet e aktualitetit dhe axhendën e maxhorancës në kushtet  kur tema e korrupsionit ka marrë vëmendje të veçante edhe për shkak të disa goditjeve të SPAK-ut ndaj disa zyrtareve të lartë në institucionet qëndrore apo në Bashkinë e Tiranës.

Continue Reading

Politike

Skandal i “RAI 3” në Itali/ Si u hetua drejtuesi i emisionit “Report” për fatura fiktive, deputeti Italian: Më ka kërcënuar me sms

Televizioni “Rai 3” në Itali u përfshi dy vjet më parë në një skandal për të cilin prokuroria nisi hetimet nën dyshimin e prerjes së faturave fiktive për transmetimin e emisionit “Report”.

Nën hetim u vu Sigfrido Ranucci, zëvendës drejtor i RAI3 dhe njëkohësisht drejtues i emisionit “Report” që transmetoi ditë më parë një reportazh kundër Shqipërisë ku fliste edhe për marrëveshjen me Italinë për emgigrantët, duke sjellë më pas edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama.

Mediat italiane shkruajnë se bëhej fjalë për faturime fiktive për të cilat Ranucci flet në një video të regjistruar pa dijeninë e tij në vitin 2014 teksa ndodhet në tavolinë në negociata për të marrë material “ekskluziv” për kryebashkiakun e atëhershëm të Veronës, Flavio Tosi.

Një akuzë e tillë është mohuar nga avokati i Ranuccit, zoti Luc Tirapelle i cili përjashton mundësinë që “RAI 3” të ketë pasur fonde për blerjen e materialeve të dobishme për emisionin Report apo për kryerjen e veprimtarive të dosjeve kundër politikanëve të ndonjë partie.

Sipas avokatit, Ranucci në atë takim po luante bllofin për të parë nëse vërtet ekzistonte një video që dëmtonte figurën e Flavio Tosit.

Më tej në artikullin e publikuar nga media italiane, shkruhet se Ranucci mburrej me mundësinë që kishte për të bërë fatura fiktive duke kërkuar ndërhyrjen e një miku të tij, me qëllim mbeledhjen e provave të nevojshme për hetimin.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti i “Forza Italia”, Andrea Ruggeri i cili ka deklaruar se ka marrë mesazhe kërcënuese nga Ranucci.

“Sot sjell gjithë materialin që kam: sms kërcënuese nga Ranucci dhe raporte të aktiviteteve të zhvilluara. Është një çështje e një rëndësie të paparë”, tha deputeti ndër të tjera.

Continue Reading

Politike

Berisha: Veliaj mos të luajë me nervat e qytetarëve se do varet në shtyllën e turpit të sheshit “Skënderbej”

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij të mbajtur përpara simpantizantëve poshtë ballkonit të banesës, ku ndodhet në “arrest shtëpie” tha se Veliaj nuk duhet të luajë më me nervat e qytetarëve.

Berisha theksoi se kryebashkiaku Veliaj do të varet në shtyllën e turpit të sheshit Skënderbej.

“Dhe ky është Erion Vjedhësi.

Edhe njëherë, dhe një mijë herë do kërkojmë gjer në një ku janë 135 milionë euro të djegësit që nuk ekziston.

Ku i ke çuar Erion? Ku i ke fshehur o hajdut? Nuk ta falim ne kurrë këtë mo.

Jep dorëheqjen, mos luaj me nervat e qytetarëve se në shtyllën e turpit të sheshit ‘Skënderbej’ do varesh”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Është e vërtetë se çdo natë denoncojmë vjedhjet e qeverisë. Por e bëjmë këtë se ne duam që të rrisim rrogat dhe pensionet.

Sepse ne duam që t’u faktojmë shqiptarëve se ku do i marrim ne paratë për të dy dhe trefishuar rrogat e tyre.

Sepse ne duam t’u faktojmë shqiptarëve se sëmundja vërtet është një fatkeqësi, por se ajo bëhet dy herë më e madhe kur i sëmuri nuk merr dot ilaçt që i takojnë sëmundjes.

Kur i sëmuri mjekohet me ilaçe të skaduara.

Kur i sëmuri përjashtohet nga operacioni sepse spitali nuk paguan dot sterilizimin e veglave nga kompania Rama-Beqja.

Miqtë e mi, ne jemi kyçur në një betejë pa kthim.

Në një betejë që nuk mund të njohë gjë tjetër përveçse fitores kundër një eksponenti botëror në vjedhje. Botëror në paturpësi. Botëror në pacipësi.

Dhe ky është Erion Vjedhësi.

Edhe njëherë, dhe një mijë herë do kërkojmë gjer në një ku janë 135 milionë euro të djegësit që nuk ekziston.

Ku i ke çuar Erion? Ku i ke fshehur o hajdut? Nuk ta falim ne kurrë këtë mo.

Jep dorëheqjen, mos luaj me nervat e qytetarëve se në shtyllën e turpit të sheshit ‘Skënderbej’ do varesh.

Dhe me germa të zeza do shkruhet emri yt si hajduti më i madh që ka njohur bashkia në tërë historinë e saj.

Continue Reading

Politike

Protestat me molotov para bashkisë Tiranë, Ngjela: Opozita nuk sjell alternativë, s’kanë asnjë ide

Avokati Spartak Ngjela, foli mbi aksionin e fundit të opozitës para bashkisë së Tiranës ku janë organizuar protesta të dhunshme ku bëhet thirrje për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ngjela tha se pavarësisht retorikës politike të përdorur në protestat e dhunshme, opozita nuk ka dhënë asnjë ide mbi zhvillimin ekonomik të vendit dhe si pasojë nuk mund të shihet si alternativë.

“Problemi qëndron, di të më thuash ndonjë ide që kanë hedhur në protestë për zhvillimin e Shqipërisë? Di ndonjë gjykim të lartë që do na bëjë të ecim përpara si zhvillim ekonomik, politik të kombit shqiptar? Nuk kam dëgjuar ndonjë gjë. Duhet të flasim gjithmonë për dobishmërinë e një lëvizje politike.

Ndërsa komentoi arrestimet e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve nga ana e SPAK, Ngjela tha se goditjet kanë qenë më të shumta drejt radhëve të mazhorancës, ndërsa theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie sepse nuk përfilli vendimet e drejtësisë për t’u paraqitur në GJKKO.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING