Connect with us

Kosova

Eurodeputetët: Nuk ka vend në BE për regjimin autokratik të Vuçiçit

Në vend që të hapë dhe mbyllë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian, qeveria në Beograd po krijon dilema dhe tensione të reja ndaj fqinjëve të saj, vlerësuan anëtarët e Parlamentit Evropian në debatin për Serbinë, me mesazhin se në BE ka vend për qytetarët e Serbisë, por jo për regjimin autokratik të kreut të shtetit, Aleksandar Vuçiq.

Anëtari i Partisë Popullore Evropiane, Davor Ivo Stir, tha se as opozita dhe as qeveria në Serbi nuk do të heqin dorë nga bashkëpunimi me Rusinë dhe nuk do të përputhen me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe sanksionet kundër Moskës.

Përfaqësuesi i Socialistëve dhe Demokratëve, Andreas Sider, u shpreh se Parlamenti Evropian dëshiron që Serbia dhe qytetarët e saj të jenë pjesë e BE-së, por problemi është regjimi i Vuçiqit dhe fakti që Beogradi po bën regres në fushat e sundimit të ligjit – demokracisë, lirisë së medias dhe luftës kundër korrupsionit.

Šider kritikoi veçanërisht largimin e Ministrit serb të Informacionit Boris Bratina në Teheran për funeralin e Liderit Suprem të Iranit Ali Khamenei.
Helmut Brandstetter, një anëtar i grupit Renew Europe, pohoi se Serbia dhe qytetarët e saj duhet të jenë pjesë e BE-së, por se regjimi autokratik i Vuçiqit nuk ka vend në Bashkim.

 

Advertisement