Connect with us

Aktualitet

3 arsyet pse siguracionin ‘Karton Jeshil’ duhet ta merrni nga SIGAL UNIQA

Gushti parashikohet të jetë muaji më i nxehtë i vitit dhe shumë prej nesh kanë nisur tashmë
pushimet verore me zonat bregdetare janë destinacionet e preferuara.
Disa zgjedhin Shqipërisë, ndërsa disa të tjerë duan të shijojnë pushimet jashtë vendit.
Por rrugët e shteteve të tjera, të panjohura për ne, përmbajnë jo pak risqe, ndaj çdokush që
kalon kufirin shqiptar duhet të ketë në makinë siguracionin “Karton Jeshil”.

Përse duhet të pajisemi me “Karton Jeshil” kur udhëtojmë jashtë?

1. Paisja me “Karton Jeshil” është i detyrueshëm për çdo mjet që udhëton jashtë
Republikës së Shqipërisë (përjashtuar Kosovën).
2. Mospaisja e siguracionit “Karton Jeshil” ka penalitete ligjore në varësi të vendit ku
udhëtoni.

3. Mospasurit “Karton Jeshil” është edhe shkak ligjor për refuzim të udhetimit nga policia
vendase.
4. Risku më i madh janë demet që mund ti shkaktohen palëve të treta nga drejtuesi i
mjetit. Në pjesën më të madhe të shteteve nuk ka kufi ligjor për vlerën e
dëmshpërblimit, por drejtuesi i mjetit DUHET të paguajë vlerën e plotë të dëmit që ai
shkakton, që mund të arrijë në miliona euro

Përse “Karton Jeshil” nga SIGAL UNIQA Group Austria?

1. Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil SIGAL” dhe jeni përfitues në një aksident
(një mjet tjeter ju ka shkaktuar deme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo
pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me
kompaninë përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti. Kështu ju kurseni
kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.
2. SIGAL ju ofron mundësinë që të blini sigurimin “Karton Jeshil” online, nga celulari apo
laptopi juaj, duke kursyer kohën tuaj
3. Duke blerë “Karton Jeshil” pranë SIGAL atëherë përfitoni edhe një tjetër bonus: çdo
klient që blen pranë SIGAL-it Siguracionin “Karton Jeshil” përfiton FALAS Asistencën
Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

1. Qendër Kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
2. Shërbim karroatreci
3. Riparim në vend i automjetit
4. Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
5. Parkim
6. Akomodimi në hotel
7. Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit

Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit, në varësi
të ditëve të qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë.

“Kartoni Jeshil”, për një afat 15-ditor, kushton vetëm 40 euro dhe dëmi më i madh, paguar së
fundmi, ka qenë mbi 1.6 milion euro. Ndërsa rezerva e demit për këtë kategori është
11.574.481 euro për 1105 dëme, çka do të thotë mesatarisht 11 mijë euro për dëm.

Shtetet anëtare të Sistemit ku vlen Kartoni Jeshil:

Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi,
Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari,
Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë,
Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi,
Ukrainë, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Rusi, Mali i Zi, Azerbajxhan.

Mos udhëtoni kurrë pa patur më parë siguracionin “Karton Jeshil” me vete pasi një dëm i vogël
mund të ketë kosto aq të madhe sa të mos përballohet edhe gjatë gjithë jetës suaj…
BLI ONLINE Siguracionin “Karton Jeshil” në pak minuta në:

RRUGË TË MBARË ME SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA

Për çdo pyetje shkruani në WhatsApp, në numrin +355 68 60 62829
ose dërgoni e-mail në [email protected]

Aktualitet

Axhami: Filozofia Zogiste në kohë moderne, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT ALTERNATIVË E DJATHTË ME PLATFORMË ELEKTORALE BINDËSE:
Gjatë një interviste në NTV-me gazetarin e mirënjohur Red VARAKU, ndër të tjera.
👉Partia Lëvizja e Legalitetit, hap pas hapi, në pregatitje të infrastrukturës për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e djathtë me platformë elektorale të qartë bindëse.
👉Të kthejmë krenarinë kombëtare nëpërmjet forcimit të institucioneve shtetërore brenda një shteti të fortë të së drejtës ligjore, kryerjes së reformave që rrisin nivelin e shërbimeve në interes të qytetarve si dhe të forcojmë bashkëpunimin unifikues të çdo faktori rajonal shqiptar në interes të bashkimit kombëtar.
👉Filozofia Zogiste në kohë moderne;
Me besim në Zot, ku primara mbetet Familja, prona, Atdheu dhe Kombi, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”, në Shqipëri bërja e shtetit të së drejtës bëhet lehtësisht me një sistem qeverisës Monarki Kushtetuese.
👉Mbreti Zog, burrështetas, strateg, diplomat dhe politikan shumëdimensional, i rrallë në llojin e vet, i cili Shpalljen e Pavarsisë e ktheu në realitet duke u bërë shtetformuesi i shtetit të parë modern shqiptar nën moton “Atdheu Mbi të Gjitha”
Mbreti Zog dhe trashigimtarët e Kurorës Mbretërore, Mbreti Leka dhe sot Princ Leka, gjithmonë në plan të parë kanë vënë interesin kombëtar ku Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë parë NJË dhe të bashkuar si komb, ata mbeten unifikuesit e kombit tonë në më të mirën e mundshme sipas çdo të drejte.
Continue Reading

Aktualitet

Vdekja e mistershme e të moshuarve në Dropull, lirohen personat e shoqëruar në polici

Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila vijon ende e pazbardhur, policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë. Disa pista hetimi janë ngritur për vdekjen e tyre, ku deri tani, nga policia dhe prokuroria është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme. Kjo pasi edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri- tjetrin.

Kryefamiljari i cili kishte marrë një plagë në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja gjithashtu me shenja dhune në trup. Sipas policisë të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve. Ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale të marra në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.

Continue Reading

Aktualitet

E pazakontë/ Mjeti përplas biçikletën, motorin, makinën, këmbësorin dhe përfundon në lavazh

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të premte në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.

Mësohet se një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Continue Reading

Aktualitet

Ndalimi i tregtisë me Izraelin/ Erdogan: 9.5 mld dollarë më pak, për ne nuk ndryshojnë gjë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Turqisë për të ndaluar tregtinë me Izraelin. Ai tha se tashmë është koha për të vepruar dhe se durimi kishte përfunduar.

Sipas Erdogan opozita në Turqi shfrytëzoi faktin që qeveria nuk ndërmori masa kundër Izraelit dhe e përdori diçka të tillë për zgjedhjet në vend.

“Zhvillimet e fundit në operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza nuk janë të pranueshme. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se ishte e nevojshme të ndërmerreshin këtë hap. Ne prisnim të shihnim qetësimin e situatës përpara se të merrnim këto masa, por opozita e shfrytëzoi këtë për të na sulmuar Pasi të kenë përfunduar zgjedhjet, ne kalojmë te veprimet dhe faktet”, tha Erdogan.

Ndalimi i importeve dhe eksporteve do të vazhdojë derisa të ketë një armëpushim dhe të garantohet aksesi i popullatës në ndihma humanitare.

“Ndërmjet 40 dhe 45 mijë civilë të pafajshëm u vranë me bashkëpunimin e Perëndimit dhe në veçanti të Amerikës. Tani durimi ka mbaruar dhe ne kemi marrë këtë masë. Tregtia me Izraelin ishte 9.5 miliardë dollarë, për ne nuk ndryshon asgjë hiqni dorë, dera është e mbyllur”, përsëriti Erdogan.

Continue Reading

Aktualitet

Vrasja e të moshuarve në Dropull, shoqërohen 9 banorë në Komisariat, çfarë gjeti policia

9 banorë të fshatit Bodrishtë dhe një bari shtegëtar të imëtash janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës, nën cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin ndaj dy të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia bashkëshortë mes tyre.

Deri tani të shoqëruarit janë banorë që jetonin në afërsi të banesës së çiftit, persona me të cilët mund të kenë pasur debate për kufijtë e pronës si dhe bariu që nuk është banor i fshatit, por që mendohet se mund të ketë qenë në rrugën para banesës në momentin e krimit e që dyshohet se ka dijeni për të.

Policia gjithashtu ka gjetur një levë hekuri në pjesë e pasme të banesës objekt që është marrë në konsideratë në cilësinë e provës pasi dyshohet se të moshuarit kanë marrë goditje nga i njëjti objekt, burri në pjesën anësore të kokës dhe gruaja në pjesën e shpinës. Goditjet sipas ekspertëve kanë qenë vdekjeprurrëse sepse janë shkaktuar nga një mjet i fortë.

Hetuesit janë duke pritur analizat e ADN-së për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen dhe identifikimin e autorit të këtij krimi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING