Connect with us

Aktualitet

Zgjedhja e aromës sipas personalitetit

Një femër pa parfum është një femër pa të ardhme- CocoChanel
Zgjedhja e aromës së parfumit lidhet me personalitetin, ajo tregon për natyrën tuaj. Për t’ju ndihmuar që të zgjidhni aromën që ju përshtatet me personalitetin tuaj, lexoni vazhdimin e artikullit.

Tip sportiv, dinamik dhe me humor
Familja e agrumeve ngjall freski dhe butësi. Për personat që gëzojnë këto tipare, sugjerohen aromat që kanë në thelb frutat dhe agrumet si grejpfruti, limoni ose portokalli.

Tip misterioz dhe aventureskAroma e qelibarit zbulon ndjeshmërinë tuaj. Kjo familje aromash është magjepsëse, është ideale për njerëzit misteriozë dhe aventuresk.

Tip sensual dhe befasues
Nëse ju pëlqen fantazia, jeni dinamike, nganjëherë sensuale dhe joshëse, atëherë përdorni aromat e drurit.

Tip bujar dhe romantik
Personat e ndjeshëm, bujarë dhe romantikë përshtaten më shumë me aromat e luleve si trëndafili, jasemini dhe jargavani.

Trendi i kohëve të fundit: Parfumi i flokëve
Tendenca e fundit që po shkakton bujë të madhe është parfumi i flokëve. Marka të njohura si Channel, Dior, Mugler, vijnë me aromat e tyre më të këndshme për të sjellë lumturi në përditshmërinë tonë.

Por atëherë, cili është dallimi midis dy llojeve të parfumeve?
Këto parfume janë formuluar për të mbrojtur flokët, me vetëm 3% përmbajtje alkool, ndërkohë që parfumi i lëkurës ka 15%, ai nuk i than flokët. Shpesh flokët vuajnë nga agresorët e jashtëm si pluhurat, aroma e duhanit, apo ajo e gatimit. Ky parfum është mundësia juaj për t’iu dhënë atyre aromë të këndshme dhe plot freski.

Advertisement