Lifestyle
Balenciaga…s’do ta besoni sa kushtojnë
Balenciaga është një ndër shtëpitë e modës që ka guxuar me trendet. Kompania njihet për veshjet e çuditshme, që kanë bërë jo pak bujë jo vetëm për stilin e çuditshëm por dhe për çmimin që arrijnë. Rasti më i fundit ishte çanta që dukej si një qese mbeturinash me një çmim rreth 1800 dollarë.
Së fundmi, shtëpia e famshme ka surprizuar sërish me një palë vathë që duken si lidhëse këpucësh, të cilët kushtojnë 250 dollarë. Po, e lexuat mirë. Të gjitha këto “çmenduri” dhe teprime të stilistëve nuk janë aspak të rastësishme, nisur nga ndikimi që kanë në sjelljen blerëse të konsumatorëve.
Pasi është përballur me reagime të ashpra për vathët e saj me lidhëse, marka e famshme thuhet se vendosi t’i heqë nga koleksioni i saj i fundit, megjithëse ende nuk ka një deklaratë zyrtare për këtë